Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i ka dërguar ditën e sotme Presidentit të Republikës dy emrat për Gjykatën Kushtetuese.
Bëhet me dije se KED ka bërë renditjen e kandidatëve të lejuar, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Vakancë kjo e parakohshme e shpallur nga Presidenti Meta.
Me miratimin e Presidentit për një nga emrat e mësipërm, mësohet se Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.
“KED do t’i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim./Opinion.al