Aktualitet

Kushi:Reformat nuk na kanë ende dhënë rezultate,do të bashkëpunojmë me…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 16/09/21 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë prezantimit të programit qeverisës për katër vitet e ardhshme tha se sa i takon arsimit do të vijojë partneriteti me universitetet prestigjioze ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së saj Kushi shtoi se reforma në arsimin parauniversitar nuk i kanë dhënë ende rezultatet e pritshme.

”E nderuar znj.kryetare e kuvendit, të nderuar deputetë, qytetarë. Pyetja që më është drejtuar është për partneritetin mes universiteve shqiptare dhe universiteteve ndërkombëtare?

Reformat e suksesshme në arsimin parauniversitar, jemi të ndërgjegjshëm që 6 vitet e para nuk na i kanë dhënë ende rezultatet e pritshme.
Nuk e mohojmë dot, ka shumë studentë shqiptarë që pasi mbarojnë shkollën e mesme detyrohen të shkojnë në universitete europiane dhe më larg.
Pikërisht për këtë arsye kemi vendosur që një nga mekanizmat do të jetë bashkëpunimi i ngushtë me ndër universitetet më prestigjoze.
Duam të krijojmë këto partneritete. Ashtu sikurse do të nxisim hapjen e filialeve këtu në Shqipëri. Rasti më konkret për të cilin po punojmë është universiteti teknik i Stambollit. Dua të theksoj që bashkëpunimet nuk do të jenë në kuadrin e studimeve të përbashkëta. Projekte të përbashkëta, shkëmbime pedagogësh, lidhjen e tregut të punës. Jemi të vendosur që shumë shpejt në arsimin e lartë të kemi ende më shumë arritje me reformat. ”- tha Kushi.

Pas