Aktualitet

Kushi:Lajm i mirë për universitetet,miratuam kodifikimin e programeve të studimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 11/05/22 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur se pas mbledhjes së qeverisë, është miratuar vendimi për kodifikimin e programeve të studimit.

Ministrja u shpreh se ky është një lajm i mirë pasi ju vjen në ndihmë të gjitha institucioneve dhe po ashtu dhe vetë studentëve.

Sot kemi një lajm shumë të mirë për të gjitha universitetet shqiptare sepse miratuam kodifikimin e programeve të studimit, kodifikimi nënkupton organizimin apo grupimin e programeve të sudimit në kode që identifikojnë fusha të ngjashme. Është një detyrim që rrjedh nga Arsimi i Lartë. Sipa ligjit, të gjitha programet e studimit që ofrohen në fusha të ngjashme në të njëjtin cikël dhe që kanë të njëjtin emërtim, duhet të jenë patjetër të ngjashme së paku në 70 për ind të tyre. Është një vendim kodikimi që ju vjen në ndihmë të gjitha institucioneve, përfitojnë të gjitha institucionet. Unë besoj se ky vendim është një tjetër hap për rritjen e cilësisë në universitet tona”,-tha Kushi.

Pas