Aktualitet

Kushi-universiteteve: Shfrytëzoni ligjin për Arsimin e Lartë, rrisni të ardhurat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:48 - 18/10/22 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një takim me rektorët e universiteteve tha se universitetet duhet që të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jep ligji për arsimin e lartë dhe të rrisin të ardhurat.

Kushi tha se puna kërkimore shkencore është një nga mënyrat për të rritur të ardhurat. Më tej ajo theksoi se nga të dhënat që ministria ka pjesa më e madhe e universitetetve i grumbullojnë të ardhurat nga tarifat e studentëve.

“Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e tretë të universiteteve. Është që rezultatet t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, të bizneseve. Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat.’- u shpreh Kushi.

Pas