Aktualitet

Kushi: Rritëm pagat me 7 %! Të punojmë më shumë për misionin e tretë të universiteteve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 18/10/22 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në një takim të zhvilluar këtë të martë me rektorët e universiteteve, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama, thotë se rritja me 7 për qind e pagave të pedagogëve ka nisur nga 1 tetori.

Kushi u shpreh se duhet të punojmë më shumë për misionin e tretë të universiteteve që rezultatet ti vënë në dispozicion të zhvillimit të vendit.

“Tre vitet e kaluara kanë qenë vite të vështira, por edhe ky vit është i vështirë, për shkak të luftën në Ukrainë, krizës globale, inflacionit, ku edhe Shqipëria është e prekur. Sa i takon sektorit të Arsimit ne duhet të jemi bashkë. Pavarësisht vështirësive duhet të shohim edhe politikat e reja. Ne arritëm të kemi mbështetje studentore si asnjëherë më parë. Studentët do të zgjedhin programet, ku edhe do të ketë përfitime për përjashtime nga tarifat. Sa i takon përmirësimit të infrastrukturës, do të ketë një kampus të UBT, po ashtu edhe në Universitetin e Mjekësisë do të ketë ndërhyrje. Në një kohë të shkurtër kemi numër të lartë programesh, edhe në nivele Bachelor, master. Ka rritje të nivelit të punës kërkimore shkencore, por duhet të punojmë më shumë për misionin e tretë të universiteteve që rezultatet ti vënë në dispozicion të zhvillimit të vendit.  Vendosëm të rrisim pagat deri në 15 % ,ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit ndërkohë që pjesa tjetër do ta mbulojnë universitetet me të ardhurat e tyre dhe ky vendim nxit rritjen e performancës së universiteteve”, tha Kushi.

Pas