Kryesore

Kushi: Qeveria rimburson çmimin e biletës për nxënësit e zonave rurale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:13 - 09/02/22 |
Opi Nion

Ministrja  e Arsimit, Evis Kushi ka deklaruar se Këshilli i Ministrave, ka miratuar vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët jetojnë larg shkollave të tyre.

Sipas Kushit, operatorët e shërbimit të transportit hasnin vështirësi në sigurimin e transportit për shkak të vlerës së ulët të biletës.

Ministrja tha se ky vendim do të minimizojë problemet që lidhen me transportin e nxënësve dhe punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar.

Ajo gjithashtu bëri me dije se nga ky vendim nuk do të përfitojnë vetëm nxënësit, mësuesit apo drejtuesit e shkollave. Përfitues do të jenë edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë të shkollave që jetojnë larg vendit të tyre të punës.

Lajm i mirë për arsimin, lidhet me një bonus prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit. Ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit.   Ne ja dërgonim familjes së nxënësve. Ne nuk kemi qëllimti japim para familjeve, por qëllimi është që nxënësit të kenë minibuzin që ti çojë në shkollë. Rritja e çmimit do të bëjë që operatorët që ofrojnë shërbimin të jenë më të interesuar. Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre”,- tha Kushi.

Pas