Aktualitet

Kushi për Bora Muzhaqin:Me pasionin e saj do avancojë projekte të frytshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:38 - 06/05/21 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka prezantuar ditën e sotme zëvendësministren e re Bora Muzhaqi, në një takim të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.

Teksa ka falenderuar Aspasjana Kongon për angazhimin e deritanishëm në MASR,  ministrja Kushi i ka uruar mirëseardhjen zëvendësministres së re, Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën Rinisë.

“Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve do të avancojmë akoma më shumë me programe e projekte të frytshme së bashku”, nënvizon ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.

Kujtojmë se ditën e djeshme Bora Muzhaqi është emëruar zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Dallëndyshe Bici është emëruar zëvendësministre e Mbrojtjes./Opinion.al

Pas