Pas rikthimit të shumicës prej shërbimeve digjitale të platformës e-Albania është rikthyer edhe shërbimi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka njoftuar rinisjen e shërbimit, si dhe afatin e rishikuar për regjistrimet.
“Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 – 2023. Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, shkruan Kushi në Facebook.