Aktualitet

Kushi: Hapen aplikimet për në Universitet, afati deri më datë…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:54 - 29/07/22 |
Opi Nion

Nga data 29 korrik deri më 3 gusht portali U-Albania do të jetë i hapur për të gjithë maturantët që të bëjnë përzgjedhjet e programeve të tyre të studimit. Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Gjithashtu, Kushi ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë studentët që vitin e ardhshëm akademik do të jenë në auditorë.

Kushi i inkurajon studentët që të mbështeten në prirjet dhe pasionet e tyre, por gjithashtu që të konsultohen edhe me mësuesit e prindërit, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të rrisin më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ta.

“Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe fushës së shërbimeve. Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti,” shkruan ministrja.

Kushi iu ka bërë ftesë edhe të rinjve nga Kosova, të cilët sipas marrëveshjes së nënshkruar me Kosovën, mund të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet shqiptare.

“Gjithashtu, nisur nga marrëveshja e fundit që kemi nënshkruar me Kosovën, dëshiroj të ftoj edhe të rinjtë dhe të rejat nga Kosova që të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri”-shkruan ministrja.

Pas