Largimi i gjashtë ministrave nga kabineti Rama, tashmë është fakt, por disa prej tyre nuk i kanë fshehur pakënaqësitë që do të lënë postin vetëm pak javë pasi u ulen në karriget ministrore.
Ndonëse jo publikisht, ministrat e zëvendësuar ndihen paksa të “tradhëtuar” nga Edi Rama që i zgjodhi dhe i zëvendësoi po kaq shpejt.
Pyetja që i mundon më shumë në këtë rast ka të bëjë me faktin që ishte Rama, ai që ofroi “kokën” e tyre apo Lulzim Basha ishte i vendosur në kërkesën e tij. Kjo vlen edhe për drejtuesit e agjensive të rëndësishme që në dukje të parë as nuk kanë lidhje me zhvillimin e fushatës zgjedhore apo ndikimin politik në ditën e zgjedhjeve.
Ndoshta në valën e “dashurisë” së takimit dhe marrëveshjes, kryeministri ka vendosur të heqë qafe dhe ndonjë nga bashkëpuntorët e tij, duke ja paraqitur publikut dhe PS-së si pjesë të një marrëveshje. Edhe pse, e vërteta, mund të jetë e fshehur tek pakënaqësitë apo lufta e klaneve brenda PS-së.