Në dasmën e kushërinjve të Rita Orës, që u zhvillua në Tiranë, ishte i pranishëm edhe këngëtari Sidrit Bejleri i cili këndoi atë natë.
Kjo solli edhe takimin e tij me këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora. Përveç fotos ata shkëmbyen edhe një batutë shumë interesante mes tyre. Kur këngëtari i drejtoi 28 vjeçares pyetjen “Sa është ora?”, përgjigjia e saj ishte epike. “Sa asht Sahati”, ia kthen ajo duke treguar edhe njëherë se sa e thjeshtë është pavarësisht famës që ka arritur.