PARIS- Presidenti francez Hollande që ka deklaruar sot (e shtunë) se pas këij sulmi është shteti islamik (ISIS). Hollande është treguar i vendosur se Franca do të jetë në luftë me terrorizmin brenda dhe jashtë vendit.
“Sulmet e Parisit ishin një akt lufte, organizuar nga Shteti Islamik”, tha Presidenti i Francës Hollande, duke deklaruar se nga ky sulm janë të paktën 127 të vrarë, por shifrat mund të ndryshojnë.
Hollande shpalli sot 3 ditë zie kombëtare. “Do të marr masa për të siguruar territorin e Francës. Përgëzoj ushtrinë dhe policinë”, tha më tej ai.
“Përgjigja jonë do të jetë e pamëshirshme, me të gjitha mjetet brenda dhe jashtë vendit kundër terrorizmit. Sulmi ishte kaq i rëndë kaq i dhimbshëm për vendin tonë”, tha Hollande.