Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush po përfiton nga audio-përgjimi? Ja hipoteza që ngre Denar Biba

2018/08/28 at 3:39 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Denar Biba: Eksperienca ime në KQZ, një aksident profesional

N/kryetari i KQZ-së, Denar Biba doli sot në mesditë në një konference për mediat për ti dhënë përgjigje liderit të opozitës që e akuzoi se ka shantazhuar gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, Ledi Bianku. Ashtu siç u shpreh më herët për Opinion.al, z.Biba mohoi të ketë kryer një shantazh apo presion mbi gjyqtarin Ledi Bianku për të cilin tha se e ka mik, teksa ishte në Strasburg si pjesë e një delegacioni shtetëror që kryesohej nga zv/kryeministri i asaj kohe Niko Peleshi.


Biseda që ka dalë media, tha ai, është e cunguar, e montuar keq. “Jam i ofenduar nga gjithë kjo që po ndodh, se si një bisedë mes 2 miqsh, pedagog-student, është copëtuar, për t’u paraqitur në këtë mënyrë për qëllime politike. Me Biankun më lidh histori e gjatë, e kam pasur pedagog, më ka ardhur në shtëpi, i kam shkuar në shtëpi, kemi dalë me fëmijët e njëri-tjetrit,” tha ai.

Nënkryetari i KQZ ka sqaruar se me Biankun e lidh një histori e gjatë njohjeje dhe se nuk ka pasur arsye ta shantazhojë gjyqtari i Strasburgut nuk ka pasur gjë në dorë.

“Më ka pyetur, e kam pyetur për punën e tij, i kam kërkuar mendim. I thashë me kërkesë të Agaçit, bashkë me Peleshin për këtë kërkesë. Është e pamundur që të shantazhohej dikush që nuk kishte gjë në dorë. Nuk ka qenë ndërhyrje e paligjshme, mjafton të dalë biseda e plotë e pacensuruar,” u shpreh Biba

Ai ka treguar i thirrur nga sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi, është vendosur të shkojë si ekspert i Kushtetueses sëbashku me zv.kryeministrin Niko Peleshi për të kërkuar shtyrjen e pagesës së të shpronësuarve.

“Më ka thirrur sekretari i përgjithshëm, Engjëll Agaci, dhe si ekspert i Kushtetueses të asistoj zv.kryeministrin Niko Peleshi, me njohuritë tona, me një grup zyrtar për të kërkuar publikisht shtyrjen e afatit të shtetit shqiptar për të paguar menjëherë një shumë të konsiderueshme parash për pronarët që ishin shpronësuar. Shteti shqiptar do kërkonte një shtyrje të dytë, me këtë cilësi kemi qenë atje. Në kafenenë e Gjykatës kam takuar mikun tim të ngushtë Ledi Bianku. Në atë bisedë fare miqësore, as që bëhet fjalë për shantazhe, është manipulim. Ai është i pashantazhueshëm, sepse ai nuk kishte gjë në dorë, jo më për marrëdhënien tonë që është e paimagjinueshme një gjë e tillë,” tha Biba.

Por kush përfiton nga kjo situatë. Pse doli sot pas 4 vitesh audio-përgjimi?

Biba shprehet: “Habitem me këtë dembelizëm të opozitës që ngre furtuna të tilla e nuk mundohet ta gjejë të plotë atë audio-përgjim, e aty të dalë se çfarë kemi folur me njëri-tjetrin, bisedë normale miqsh. Nuk e kuptoj kush përfiton nga kjo gjë. As opozita nuk fiton gjë. Ndoshta i shtyhet dhe pak muaj mandati i mikut tim Biankut në detyrë, ndoshta kërkohet të hidhet baltë mbi postin tim prej nënkryetari të KQZ, në prag zgjedhjesh pas disa muajsh. Nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e hallit të opozitës. E neveris të gjithë këtë që ka ndodhur”.
Lexo edhe:
“Agaçi më tha hajde pimë kafe”, si shantazhoi qeveria gjyqtarin e Strazburgut për çështjen e pronave

Pas audiopërgjimit nisin lëvizjet e para të Prokurorisë, çfarë do ndodhë?



Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Para
Majk publion foton nga fëmijëria, por shihni sa i ngjan Roani i vogël

Majk publion foton nga fëmijëria, por shihni sa i ngjan Roani i vogël

I lidhur me trafikantët e drogës, arrestohet polici

Përgjimet/ Trafikantët e hashashit flasin për pagesën e policit: Ia japim tani vetem të mos na lodhë b... sa herë vjen nga 700 mijë

Sherri Noizy-Enca, këngëtarja bën veprimin që nuk pritej

Sherri Noizy-Enca, këngëtarja bën veprimin që nuk pritej
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}