Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush po i bën presion Arta Markut dhe Donika Prelës? Gjithë pikëpyetjet e Bashës për Kryeministrin dhe ministrin me vëllanë trafikant

2018/05/24 at 11:51 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush po i bën presion Arta Markut dhe Donika Prelës? Gjithë pikëpyetjet e Bashës për Kryeministrin dhe ministrin me vëllanë trafikant

Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit ngriti një sërë pikëpyetjes për çështjen “Xhafaj”. Fjalimi i tij nuk u dëgjua deri në fund, pasi Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën.

Pasi deputetët e PD rrethuan foltoren, kreu i Kuvendit ndërpreu seancën dy herë. Sakaq anëtarët e qeverisë dhe deputetët e mazhorancës u larguan, ndërsa Basha e vijoi fjalën e tij vetëm me transmetim në facebook, dhe përmes tij edhe në media. Lideri demokrat i ka drejtuar disa pyetje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Fjala e Lulzim Bashës në parlament:

Ku është Agron Xhafaj?


Çfarë dënimi po vuan?

A po e vuan dënimin?

Në cilin burg ndodhet?

Përse nuk foli me zë direkt në televizion apo në telefon?

Përse e hoqën menjëherë nga Shqipëria?

Fatmir Xhafa dhe Agron Xhafaj, funksionojnë si kokat e një familje mafioze, që kanë ofruar të gjithë infrastrukturën shtetërore, së pari që i vëllai të vazhdojë të jetë, koka e krimit në të gjithë Shqipërinë dhe së dyti, të largohet i qetë jashtë Shqipërisë.

A ka biseduar vetë Fatmir Xhafaj me prokurorët e çështjes së të vëllait?

A i ka çuar fjalë veglave politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, Arta Markut dhe Donika Prelës?

A u ka bërë presion të zbatojnë urdhërat e tij për të mos zbatuar ligjin, i cili detyron prokurorinë të kërkojë ndalimin e një shtetasi të dyshuar për trafik droge.

Përse policia dhe prokuroria nuk kërkuan menjëherë bllokimin e pasaportës dhe ndalimin e daljes jashtë vendit të Agron Geron Xhafajt.

Kush e njoftoi policinë, kush e njoftoi Edi Ramën?

Kush e njoftoi Fatmir Xhafën për identitetin e dëshmitarit X, menjëherë pas publikimit të videopërgjimit nga Partia Demokratike?

Natyrisht, këto janë pyetje vetëm retorike, përgjigjet sot, i di dhe i njeh çdo shqiptar.

Zonja dhe zotërinj,

Vëllezër dhe motra,

Sot shteti ka rënë.

Familja mafioze Xhafaj me mbështetjen direkte të Edi Ramës ka shkelur dhe dhkel çdo minutë ligjet dhe Kushtetutën e vendit për të mbrojtur Agron Xhafajn, për të mbrojtur Fatmir Xhafajn, shkelet në mes të ditës ligji antimafia.

Ligji antimafia, është një ligj i miratuar në vitin 2010 me një arsye të vetme, për t’i dhënë garanci të plota Bashkimit Europian se Shqipëria e asaj kohe do të kishte jo vetëm vullnetin por edhe kornizën ligjore për të goditur ashpërsisht krimin dhe pasuritë e krimit.

Në çdo sistem normal dhe juridik, barra e provës është tek akuzuesi.

Por për të luftuar mafian, shteti italian futi në forcë, Ligjin Antimafia që është një ndër ligjet më të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar.
Pak vende në Europë e kanë, por shumë vende në Europë duan ta adoptojnë.

Ne e adoptuam në vitin 2010.

Çfarë thotë Ligji Antimafia?

“Nëse dikush dyshohet, ka indicie se është pjestar i krimit të organizuar, apo se merret me trafik droge, pasuritë e këtij personi, pasuritë e familjarëve të këtij personi verifikohen, sekuestrohen dhe nqse nuk justifikohen nga aktiviteti ekonomik, konfiskohen pa gjyq”.

Ky është Ligji Antimafia dhe ka për qëllim, të shkatërrojë çdo motiv të krimit të organizuar. Sepse, nqse
ky ligj zbatohet, asnjë kriminel, asnjë anëtar bande, asnjë trafikant, nuk i gëzon dot frutet e krimit. Ato konfiskohen pa gjyq.

Së dyti, Ligji Antimafia ka për qëllim t’i heqë krimit të organizuar mjetet financiare me të cilat mund të vazhdojë, të rrisë dhe të thellojë perandorinë kriminale.

Ligji Antimafia nuk mbulon vetëm pasuritë e personit të dyshuar për aktivitet kriminal.

Etiketa: Bashaparlament


Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

28 Qershor, 2025 6:56 pm
“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”
Aktualitet

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”

28 Qershor, 2025 5:31 pm
“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës
Aktualitet

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës

28 Qershor, 2025 4:43 pm
Turizmi, punët që mbarojnë me verën
Aktualitet

Turizmi, punët që mbarojnë me verën

28 Qershor, 2025 4:14 pm
Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona
Aktualitet

Tentoi të përplasë efektivët dhe…/Policia zbardh detaje nga ngjarja: S’ka të lënduar

28 Qershor, 2025 3:34 pm
Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët
Aktualitet

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

28 Qershor, 2025 2:54 pm
Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
Aktualitet

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

28 Qershor, 2025 2:21 pm
Para
Fitoi Eurovision, këngëtarja nga Israeli sulmon përsëri Eleni Foureira-n

Fitoi Eurovision, këngëtarja nga Israeli sulmon përsëri Eleni Foureira-n

Rama: Kjo përpjekje barbare e opozitës nuk synon pushtetin. Ja çfarë duan

Rama: Kjo përpjekje barbare e opozitës nuk synon pushtetin. Ja çfarë duan

Dua Lipa publikon videon me lot në sy, çfarë i ka ndodhur këngëtares?

Dua Lipa publikon videon me lot në sy, çfarë i ka ndodhur këngëtares?
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com