Aktualitet

Kush po i arreston në të vërtetë prokurorët?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 06:00 - 03/12/15 |
b.f

Dy prokurorë të arrestuar në 5 ditë. Fillimisht vetëm pak ditë më parë u arrestua nga Task Forca e Tiranës, prokurori Petrit Vukaj, me detyrë në Prokurorinë e Rrethit Fier. Akuza: “Shpërdorim detyre” dhe tentativë për ti zbutur dënimin një shtetasi i cili kishte kryer një aksident me pasoja të rënda. Arresti i dytë i takon Prokurorit të Rrethit Krujë, Haxhiu Giu, i cili u arrestua po për “Shpërdorim detyre” dhe “Mitmarrje”; me qëllim zbutjen e masës së dënimit. Ku mjafton për të parë luksin e makinës me të cilën lëvizte, për të kuptuar parajsën në të cilën lundrojnë sot gjykatësit dhe prokurorët në Shqipëri.

Çfarë po ndodh me Prokurorët? A është ky efekt i deklaratës së fortë të bërë nga Ambasadori Amerikan Donald Lu, pak ditë më parë ku numëronte shqip emrat e personave të inkriminuar të liruar nga drejtësia shqiptare? A është kjo një farsë, apo një luftë që pritet të vazhdojë edhe me peshq më të mëdhenj?  Kush po i arreston në të vërtetë prokurorët në Shqipëri?

petrit vukajhaxhi giu

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

Pas