Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush po financon për betonizimin e vendit dhe Tiranës?

2017/09/30 at 10:20 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jorida Tabaku: Në Shqipëri 40% e GDP vjen nga droga, 8 milione rrënjë kanabis të kultivuara 

Nga Jorida Tabaku 


Ditën e enjte shpenzuam një ditë të gjatë dhe të lodhshme në një seancë parlamentare pa bereqet meqë nuk di të jetë marrë ndonjë vendim në shërbim të qytetarëve. Nga i gjithë ligjërimi i kryeministrit të tej mbushur me këpucë të grisura e taka të larta, më bëri përshtypje një shifër e përmendur se rritja ekonomike e vendit është 4.06%. Me gjasë, nëse nuk do të përmendte se burimi i këtij informacioni është EUROSTAT, nuk do ta kisha fiksuar pasi jo rrallë herë nuk e dëgjojmë të njëjtën shifër dy herë, por këtë herë e përsëriti përsëri me bizneset e mëdhenj të premten në mëngjes.

Shifër që sot, për koincidencë e pasqyroi dhe INSTAT në raportin e tij, por natyrisht jo EUROSTAT. Koincidencë fatlume kjo për kryeministrin që arriti të zbulojë se çfarë do të publikonte raporti i një institucioni të pavarur nga tutela qeveritare si INSTAT.

Por megjithëse iu gëzua si një fëmijë rritjes ekonomike që kalonte 4% për tremujorin e dytë të vitit, kryeministri duhet të ketë parasysh se kjo rritje ekonomike nuk është përfundimtare dhe se në katër vjet jo pak herë rritjet ekonomike kanë hyrë në ujë në fund të vitit. Së dyti, kryeministri dhe qeveria duhet të kenë parasysh se kjo rritje vjen si pasojë e zërit të ndërtimit dhe është e lidhur ngushtësisht me rritjen me mbi 100% të lejeve të ndërtimit të dhënë nga bashkia Tiranë në një kohë ku kryetari i saj u zotua se nuk do të jepte leje ndërtimi. Gjithashtu një pjesë të konsiderueshme e rritjes bazohet në paratë e shpenzuara nga TAP dhe Devoll që kanë rritur ndjeshëm peshën në këtë rritje.

Jo vetëm kaq, një qeveri e përgjegjshme duhej të alarmohej për uljen me 2,31% të sektorit të Shërbimeve Administrative, ulje e lidhur tërësisht me rënien e aktivitetit të Call Center ku janë punësuar mbi 25 mijë të rinj. Në raportet e rritjes ekonomike është hera e parë që ky sektor raporton rënie, pas rritjes së vrullshme vitet e kaluara. Sikur kjo të mos mjaftonte, të dhënat e BSH tregojnë se me të vërtetë ndërtimi është rritur se rritja vjen edhe nga një boom lejesh. Por, e gjitha kjo rrezikon ta kthejë në një flluskë potenciale për ekonominë e pa diversifikuar në investime që ne kemi. Një flluskë që financohet nga paratë e pista sepse të dhënat e kredive për sektorin e ndërtimit nuk kanë pasur rritje, sipas raportit të BSH.

Thënë me fjalë të tjera, bizneset që sot po hedhin beton për rritje ekonomike po përdorin para që nuk vijnë nga burime financiare të ligjshme. A vijnë këto para nga tokat e mbuluara me kanabis që e shndërruan monedhën vendase në më të fortën në rajon në raport me euron dhe që e kanë shndërruar vendin tonë në një narko-shtet? A është kjo rritje ekonomike e prodhuar nga përdorimi i rrugëve detare dhe ajrore shteti hije që punon në mbështetje të një qeverie të lidhur ngushtë me drogën dhe ekonominë e zezë?

Etiketa: jorida tabaku


Ju sugjerojmë

Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara
Aktualitet

Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara

31 Korrik, 2025 2:34 pm
Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit
Kronikë

Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit

31 Korrik, 2025 2:09 pm
Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…
Rajoni

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…

31 Korrik, 2025 1:57 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Ra teksa po saldonte portën, humb jetën 68-vjeçari në Divjakë

31 Korrik, 2025 1:41 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

Berisha: Dumani, avokat i krimit elektoral të Ramës! Përgjegjës për farsën

31 Korrik, 2025 1:36 pm
Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK
Aktualitet

Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK

31 Korrik, 2025 1:25 pm
Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
Aktualitet

KAS i kërkon KQZ-së që të nisë hetim administrativ për numëruesit e 4 qarqeve

31 Korrik, 2025 1:09 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Aksident në aksin “Cërrik-Gramsh”, humb jetën drejtuesi i motomjetit

31 Korrik, 2025 1:03 pm
Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak
Aktualitet

Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

31 Korrik, 2025 12:53 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Bashkëjetuesja e kallëzon se mori kredi pa autorizimin e saj, hetime 43 vjeçarit

31 Korrik, 2025 12:42 pm
Para
Disa rajone në Europë kërkojnë pavarësi si Katalonja

Disa rajone në Europë kërkojnë pavarësi si Katalonja

Jozefina Topalli: Po të donte Berisha e hiqte Lulin për 24 orë

Jozefina Topalli: Po të donte Berisha e hiqte Lulin për 24 orë

Luan Rama: Radarët nuk punojnë, shteti në gjumë!

Luan Rama: Radarët nuk punojnë, shteti në gjumë!
















TE FUNDIT

Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara

Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara
31 Korrik, 2025

Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera...

Lexo më shumë

Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit

Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit
31 Korrik, 2025

Policia vijon veprimet hetimore për operacionin antikanabis, të koduar “Koordinata”. Vihet në pranga një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në...

Lexo më shumë

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…
31 Korrik, 2025

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë të enjten se është njoftuar që Gjykata Speciale në...

Lexo më shumë

Ra teksa po saldonte portën, humb jetën 68-vjeçari në Divjakë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
31 Korrik, 2025

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Divjakë, pasi ra nga një portë gjatë punës për saldimin e saj. Sipas uniformave blu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com