Ditët e fundit, Irani dhe Izraeli janë përfshirë në një konflikt të ashpër, duke sulmuar me dronë dhe raketa njëri-tjetrin.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, është shprehur se qëllimi i operacionit të Izraelit në Iran është të mos lejojë që Teherani të krijojë bombën bërthamore, si dhe të rrëzojë regjimin e Ajatollahut.
Por kush mund ta zëvendësojë regjimin e Ajatollahut nëse ai përmbyset?
Sipas mediave të huaja, gjatë viteve të fundit kemi parë se nuk ka opozitë të bashkuar që mund të punojë së bashku për të zëvendësuar qeverinë.
Aktualisht ka mundësi të ndryshme, përfshirë Reza Pahlavi-n, djalin në mërgim të ish-Shahut të Iranit, i cili tani jeton jashtë vendit.
Ai ka mbështetës brenda dhe jashtë Iranit, por nuk mund ta themi me siguri se sa janë.
Ai ka edhe kundërshtarë, përfshirë reformistë brenda vendit. Ata mund të mos duan të kthehen në monarkinë e Iranit që u përmbys gati 40 vjet më parë.
Pra, nuk është e qartë nëse ka një zëvendësues të gatshëm që do të marrë pushtetin në rast të përmbysjes së regjimit të Ajatollahut.