Kryeministri Edi Rama thotë se Erion Veliaj është personi që i duhet Tiranës në krye të bashkisë.
Në emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë theksoi se ka bashkëpunim të shkëlqyer me Veliajn dhe se të dy punojnë për zhvillimin e kryeqytetit dhe vendit.
Po ashtu, kreu i qeverisë tha se çdo zyrtar i PS që është përfshirë në korrupsion nuk do të ketë mbrojtjen e partisë apo të tij.
“Që në ditën e parë që kemi marrë detyrën, në mbledhjen e parë të qeverisë dhe grupit parlamentar më ka ndodhur të përsëris, vendin ku ulesh ta jep populli, partia, kryeministri. Ama kush, ndërkohë që punojmë për një qëllim të përbashkët, mbas shpine punon për qëllime të përveç, duhet ta harrojë që ka mbrojtje nga PS. Kush më ha pas shpine ta harrojë që do ketë mbrojtje nga unë. Erioni për mua është kryetari i bashkisë që i duhet tiranë. Jam i lumtur për bashkëpunimin që kemi, natyrisht ka parcelën e vet të ekzekutimit të gjërave, unë kam kompetencat e mia”,-tha Rama./Opinion.al