Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush ka frikë nga e vërteta e Info-Telecom?

2015/10/31 at 5:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja cila është kompania që Basha e akuzoi për lidhje me pushtetin

Ka një xhiro prej 145 milion dollarësh në vit dhe nuk do që askush ta permendë këtë fakt! Kjo ka ndodhur sot, në Shqipëri ndërsa një shkrim i botuar në portalin opinion.al pasqyronte akuzën e kreut të opozitës Lulzim Basha bërë në emisionin “Opinion” për kompaninë Info- Telekom me pronare dhe administratore zonjën Anisa Skëndaj. Bashkëshorti i zonjës ka telefonuar dhe kërcënuar gazetaren e portalit duke i kërkuar asaj të mos shkruajë më për bashkeshorten dhe kompaninë e drejtuar prej saj. Denoncimit të bërë nga portali ynë pranë Ministrisë së Brendshme iu shtua dhe një reagim nga selia e së Partisë Demokratike. Por çfarë fshihet pas frikës së publikimit të emrit të kompanisë? Pse nxituan familjarët e aksioneres kryesore të “mbyllin gojën” e atyre qe shkruajnë dhe flasin për këte gjë? Nuk është shumë e vështirë të kuptohet se pas një rritje të xhiros nga mijëra euro ne miliona vetëm ne 3-4 vitet e fundit ka padyshim një mbështetje të fortë në mos financiare, të paktën politike. Sipas të dhënave zyrtare të botuara nga revista “Monitor” në 2014-n, kompania realizoi një rritje prej 10 %, në 15.8 miliardë lekë, duke ia kaluar nga qarkullimi vjetor edhe AMC-së apo edhe Albtelecom e duke mbetur vetëm pas Vodafone Albania në tregun e telefonisë në vend. Kompania Info Telekom ka marrë licencën nga AKEP për të ofruar shërbimet e telefonisë fikse publike, tranzitit kombëtar, tranzitit ndërkombëtar, transmetimin e të dhënave, përmes përdorimit të rrjetit të saj publik për shërbime elektronike dhe planit numerik të caktuar nga AKEP. Lidhur me rritjen në këto përmasa të kësaj kompanie, ekspertë të ekonomisë kane thënë për revistën “Monitor” se operatorët e mëdhenj celularë, duket se kanë shkarkuar një pjesë të faturimit të tranzitimit ndërkombëtar te kompani si Info Telecom, në përpjekje për të përmirësuar pozitën e tyre në këndvështrimin e Autoritetit të Konkurrencës. Sipas të dhënave në QKR kompania deri më sot ka një investim që kap shifrën e 10 milion lekëve dhe po kaq janë dhe rrogat vjetore qe ajo paguan për stafin prej 20 punonjesish që ka aktualisht. Me i drejteperdrejtë ne akuzën e tij ka qenë të enjten i ftuar në “Opinion” kryetari i PD Lulzim Basha. Ai ka përmendur kompaninë Info-Telekom, duke pyetur gazetarin Blendi Fevziu nëse kishte dëgjuar ndonjëherë për këtë kompani. Ai ka  pohuar se xhiroja vjetore e kompanisë në fjalë gjatë vitit 2014, ka arritur në 145 milionë dollarë. “C’është kjo kompani dhe çfarë ofron? Kush fshihet pas kësaj kompanie”? Kështu është shprehur Basha, pa dhënë në fakt emra konkretë për drejtuesit e kësaj kompanie, e cila xhironte më shumë lekë  madje edhe se kompania AMC. Basha shtoi se në Shqipëri një kompani nuk mund të rritet kaq shumë, nëse nuk ka lidhje me pushtetin. “Ka kompani në Shqipëri që shkon nga 1-15 herë më shumë pa u lidhur me pushtetin dhe pa i ndarë me pushtetin”? Ky deklarim nxiti dhe shqetesimin e pronarëve të kompanisë me reagimin e tyre krejt jashtë etikës normale të komunikimit. Dhe në një rast të tillë, pikëpyetja më e madhe ka të bëjë pikërisht me shqetësimin e tyre. Pse gjithë ky nxitim për të fshehur emrin dhe të dhënat e kompanisë? Cfarë fshihet pas kësaj frike, kur dihet që kompani të këtyre përmasave do të jenë padyshim në fokus të medias?

Ju sugjerojmë

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
Bota

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

14 Dhjetor, 2025 11:02 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Para
Afera, kërcënimi nga Info-Telecom, PD del në mbrojtje të Opinion.al

Afera, kërcënimi nga Info-Telecom, PD del në mbrojtje të Opinion.al

Etrit Berisha, De Biazi i kërkon Lazios ta aktivizojë më shumë

Etrit Berisha, De Biazi i kërkon Lazios ta aktivizojë më shumë

Raporti/ Avokatja e Shtetit: Ja se si CEZ fikte transformatorët, duke gënjyer me mospagim faturash

Raporti/ Avokatja e Shtetit: Ja se si CEZ fikte transformatorët, duke gënjyer me mospagim faturash

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16. Siç...

Lexo më shumë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
14 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur...

Lexo më shumë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com