Aktualitet

Kush janë zviceranët që zotërojnë 595 miliard franga?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:23 - 28/11/15 |
b.f

Sipas në shkrimi të Dialog plus të pasurit e Zvicrës janë bërë më të pasur. Gjithsesi ata tani janë më të pasur se kurrë. Sipas magazinit për ekonomi «Bilanz», pasuria e tyre shkon në 595 miliardë franga. Dhe kjo i bie që ata janë bërë për 6 miliardë franga më të pasur se në 2014-tën. Ndërkaq nga viti 2013 deri 2014 rritja kishte qenë 25 miliardë franga. Mesatarisht, secilit nga 300 më të pasurve në Zvicër i bien nga 1,983 miliardë franga. Sikur kjo pasuri e këtyre 300 zviceranëve më të pasur të shpërndahej për të gjitnë banorët e Zvicrës, secilit prej tyre do t’i binin nga 71’685 franga. Për më tepër këto 595 miliardë i bien sa pasuria e 95 për qind të të gjithë fituesve normalë në Zvicër marrë së bashku, transmeton «20 minuten».

Ndërkaq dallime ka edhe ndërmjet të pasurve. Kështu dhjetëshja e më të pasurve bashkë zotëron 180 miliardë franga, që i bie 30 për qind e pasurisë së përbashkët të 300-nëve. Gjithsesi në majën e listës qëndron familja e Ikeas Kamprad, vend të cilin ajo e ruan prej 14 vitesh. Në 2015-tën ajo e ka shtuar pasurinë e saj për 2 miliardë franga dhe tani zotëron rreth 44-45 miliardë franga. Ne fakt kreu i familjes ka shkuar të jetojë në Suedi, por në Zvicër jetojnë të tre djemtë e tij, të cilët e kanë edhe shtetësinë zvicerane. Ndërkaq familja Hoffmann dhe Oeri, pronarët e firmës farmaceutike Roche, e kanë humbur vendin e dytë, sepse pasuria e tyre ka rënë për një miliardë dhe tani shkon në 25-26 miliardë franga.

Në anën tjetër janë 12 persona të ri, apo familje, që më 2015-tën ia kanë dalë të futen në këtë rreth. Këta zotërojnë një pasuri prej minimum 100 milionë franga. Ky është edhe pragu për t’u pranuar në rangim. Këtu bën pjesë ylli spanjoll i arlitekturës Santiago Calatrava, shkrimtari brazilian Paulo Coelho, vajzat e pronarit të markës së modës Gucci – Alessandra dhe Allegra Gucci etj. ks

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas