Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush janë “udhëheqësit” e studentëve dhe pse nuk pranojnë ndikim politik

2018/12/09 at 2:14 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush janë “udhëheqësit” e studentëve dhe pse nuk pranojnë ndikim politik

Protesta që ka ngjallur shpresë te të gjithë e që është kthyer në kryefjalën e këtyre ditëve, nuk ka dhe nuk do të ketë një udhëheqës.


Vendimet merren aty për aty dhe përfshihen shumica. Kjo është arsyeja përse një grusht të rinjsh nuk mund të shkojnë as në zyrën e Ministrisë e as atë të Kryeministrit për të komunikuar. Së paku kështu pretendojnë studentët.

“Ne vendosim unison. Te ne nuk ka përfaqësi. Ne duhet t’ua bëjmë të qarta të gjitha kërkesat tona të gjithëve, që s’kemi asnjë lloj lidhje me organizatën që punon underground për ta manipuluar këtë protestë. Ne jemi të vendosur për të plotësuar të gjithë kërkesat tona”, thotë i riu Agret Tafaj i ftuar në “Kjo javë” në “News 24”.

Pavarësisht stërkëmbëshave politikë që po tentojnë ta shuajnë revoltën studentore duke i përçarë, ata thonë se nuk do t’i lejojnë. Kjo është edhe arsyeja përse axhenda e tyre shmang kalimin përpara Kryeministrisë, pasi çështja e tyre nuk duhet të kthehet në politike. E madje, as t’u bashkëngjiten protestues të tjerë. Kërkesa e tyre është e qartë. Pranim pa kushte të pikave të parashtruara.

“Ne nuk jemi revolucionarë. S’jemi për ta rrëzuar qeverinë. Ajo çka duam janë kushtet tona dhe ne si studentë të kemi mirëqenie. Në këtë moment s’kemi asnjë lloj lidhje me qeverinë. Protesta jonë ka qenë paqësore”, nënvizon studenti Tafaj. Të njëjtin qëndrim mban edhe i ashtuquajturi Këshilli Kombëtar Studentor, një emër që qarkullon në rrjete sociale që prej se nisi revolta. Ndërsa duhet theksuar se të interesuarit janë bërë pjesë e një networku në Whatsapp “Protesta”, ku njoftohet dhe komunikohet për hapat e radhës. Por në asnjë moment nuk lejojnë krijimin e një përfaqësie, qofshin këta dhe përfaqësues të këshillave studentorë. Thirrja për t’u bashkuar pro studentëve qëndron, por me tri kushte: mbështetja e kauzës, mospjesëmarrja në parti politike si dhe mospërdorimi i dhunës.

ORIGJINA E REVOLTËS

Revolta e studentëve të Fakultetit të Urbanistikës dhe Arkitekturës, nisur ditën e martë të kësaj jave, ka shërbyer si një syth i shpërthimit të një mali pakënaqësish të studentëve, të cilat duket se ishin akumuluar prej kohësh.

“Kishim kohë që e shihnim që studentët ishin të pakënaqur. Në momentin që studentët e Arkitekturës u çuan ishte shkëndija e parë, të gjithë diskutonim me njëri-tjetrin se çfarë do bëjmë? Ditën e dytë u mblodhëm të gjithë për të ardhur këtu ku jemi sot”, thotë Skerd Nazifi për Nisida Tufën në “Kjo javë”.

Ndërkaq, arsyes së mësipërme, studentët i shtojnë edhe vendimin e fundit të qeverisë për tarimin shtesë për provimet e mbartura.

“VKM-ja që doli në maj na zgjoi ne studentëve të gjithëve: ne po shkelemi ditë për ditë e me çfarë po na shpërblehet?! Nëse ne do ishim të kënaqur nga mësimdhënia, nga kushtet në fakultete nuk kishim arsye përse të protestonim. Duke qenë se pakënaqësitë po shtoheshin, sigurisht që do vinte një moment që do shpërthenim”. Të rinjtë janë të vendosur për të mos u ndalur duke mos llogaritur as kthimin në auditorë pa një përgjigje e cila nuk negociohet, por thjesht arrihet.

Burimi: PANORAMA



Ju sugjerojmë

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç
Aktualitet

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

15 Korrik, 2025 12:22 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

15 Korrik, 2025 12:01 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

15 Korrik, 2025 11:53 am
“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës
Aktualitet

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës

15 Korrik, 2025 11:51 am
Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur me Shqipërinë
Aktualitet

Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur me Shqipërinë

15 Korrik, 2025 11:46 am
Formimi profesional/Gonxhja: Fitoni një zanat të mirëpaguar. Mbi 10 mijë të trajnuar
Aktualitet

Formimi profesional/Gonxhja: Fitoni një zanat të mirëpaguar. Mbi 10 mijë të trajnuar

15 Korrik, 2025 11:39 am
“Plumbi i Artë”/ Jep më në fund dëshminë para gjykatës i penduari Skerdi Tasi
Aktualitet

“Plumbi i Artë”/ Jep më në fund dëshminë para gjykatës i penduari Skerdi Tasi

15 Korrik, 2025 11:36 am
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, 4 ende aktive

15 Korrik, 2025 11:23 am
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Aktualitet

Koplik/ Po punonte për hapjen e një pusi, humb jetën aksidentalisht 55 vjeçari

15 Korrik, 2025 11:11 am
Vijon shembja e objektit të fundit në Theth
Aktualitet

Vijon shembja e objektit të fundit në Theth

15 Korrik, 2025 11:09 am
Para
Protesta/Nis marshimi i studentëve, shmangin Kryeministrinë

Përplasjet në protestë/ Këshilli Studentor: Duan të politizojnë protestën

Pedagogu u largua me forcë nga studentët: S’jemi vegla të Veliajt

Këshilli Studentor sqaron pse përzunë pedagogun nga protesta

Pamje nga lart/ Protestë madhështore e studentëve

Studentët i drejtohen Ramës, zbardhen pikat e kërkesave të tyre
















TE FUNDIT

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç
15 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili një ditë më parë në fshatin Dobraç, kanosi fqinjin e tij,...

Lexo më shumë

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës
15 Korrik, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i mirëpriti planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të furnizuar Ukrainën me armë “në shkallë...

Lexo më shumë

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
15 Korrik, 2025

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
15 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Bradashesh, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com