Nga dy familjet e shuara Zykaj, ekezkutuar me arme nga kusheriri i tyre, Ritvan Zykaj, kane mundur te shpetojne vetem tre djem. Ata ishin me fat, por me traume tashme per gjithe jeten, pasi percollen ne banesen e fundit me te shtrenjtet e tyre.
Mësohet se njëri nga djemtë e Demirit, Besim Zykaj, ka lënë pas tashmë vetëm një djalë 18 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë në momentin e masakrës.
Albi Zykaj bëhet e ditur se punon si kuzhinier në zonën e Dhërmiut. Ndërsa nga ana tjetër, nga familja e Azem Zykajt, dy djemtë e tij (Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç) nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë.
Një prej djemve mësohet se jeton si emigrant në Greqi. Demir Zykaj, përveç dy djemve të vrarë, ka dhe një djalë tjetër, familja e të cilit nuk është prekur nga kjo ngjarje.