Gazeta franceze “L’Equippe” ka zbuluar pagat e trajnerëve më të paguar në 5 kampionatet kryesore të Europës për sezonin 2021-2022.
Në krye të kësaj liste gjejmë sërish argjentinasin, Diego Pablo Simeone. Nga kontrata e tij me Atletikon e Madridit, ai përfiton rreth 40 milionë Euro bruto në vit, ose 22 milionë Euro neto.
Në podium gjendet edhe trajneri katalanas i Manchester City, Pep Guardiola me 17.5 milionë Euro.
Në shkallën më të ulët pozicionohet ish-trajneri i Interit, Antonio Conte. Nga marrëveshja me Tottenhemi,n 52-vjeçari fiton rreth 17 milionë Euro, aq sa gjermani i Liverpulit, Jurgen Klop.
Në vendin e pestë gjendet Massimiliano Allegri, i cili shton 12 milionë Euro në vit në llogarinë e tij nga kontrata e firmosur me Juventusin.
Shumë i diferencuar me kolegët e tij është tekniku i Realit të Madridit, Carlo Ançelotti. Don Carlo merr 6 mln Euro. Renditja e 10 trajnerëve më të paguar plotësohet nga Jose Mourinho, Julian Nagelsmann dhe tekniku i Interit, Simone Inzaghi./ Klan News