Aktualitet

Kush janë të plagosurit nga sulmi në xhaminë “Dine Hoxha”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 19/04/21 |
Opi Nion

34-vjeçari, Rudolf  Nikolli ka plagosur ditën e sotme pesë persona që ndodheshin në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha”, ngjarje që tronditi opinionin publik në këtë muaj të Ramazanit.

Ndërkohë raportohet se të plagosurit janë të gjithë të rinj nga 22 në 25-vjeç. Mësohet se të lënduar kanë mbetur 35-vjeçari Donald Koçi, 22-vjeçari Saba Peposhi, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Anri Tola, rreth 23-vjeç dhe Kleon Jaupaj 26-vjeç. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë 34-vjeçarin që të kryejë aktin ekstrem.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 në xhaminë “Dine Hoxha”. 34-vjeçari fillimisht është konfliktuar me persona jashtë xhamisë dhe më pas u fut brenda saj dhe plagosi pesë besimtarë. Pas sulmit, ai ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga besimtarët që ndodheshin brenda xhamisë.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke neutralizuar 34-vjeçarin dhe e kanë arrestuar atë./Opinion.al

Pas