Është bërë publike lista prej 30 futbollistësh të nominuar për “Topin e Artë 2025”. Gjithashtu janë mësuar edhe emrat që janë të nominuar për trajnerin më të mirë, portierin më të mirë dhe talentin nën 21 vjeç më të mirë.
Do jenë 100 gazetarë nga e gjithë bota që me votat e tyre do shpallin më të mirin e futbollit për vitin 2025. Bie në sy se për herë të dytë pas më shumë se një dekade, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë në listën e ngushtë. Për shkak të dëmtimi mungon edhe fituesi në fuqi, mesfushori i Man. Cityt, Rodri.
‘Theatre du Chatelet’ në Paris do hap dyert më 22 shtator për të mirëpritur më të mirët e botës së futbollit, ndërsa lojtarët, trajnerët kryesorë dhe drejtuesit mblidhen për të festuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Topi i Artë 2025’.
Për edicionin e 69-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, themeluesit e ‘France Football’ po përgatiten për një ngjarje që shpall më të mirët në lojë bazuar në performancat gjatë sezonit që u mbyll, nga 1 gushti 2024 deri më 31 korrik 2025.
Performancat individuale dhe të ekipit, si dhe arritjet së bashku me klasin dhe lojën e ndershme janë kriteret kryesore të përdorura nga një juri ndërkombëtare e gazetarëve të specializuar kur votojnë për lojtarët më të mirë.
Gjatë mbrëmjes, do të ndahen disa çmime të ndryshme (përfshirë trofetë e parë Kopa për femra dhe Yashin për femra), teksa në ceremoninë e këtij viti do të mungojë dy emra kyç për herë të dytë në më shumë se një dekadë, pasi as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo (me tetë dhe pesë fitore respektivisht) nuk janë përfshirë në listën e ngushtë prej 30 lojtarësh të nominuar për çmimin ‘Lojtari i Sezonit për Meshkuj’.
Është interesante se as fituesi i vitit të kaluar, mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri, nuk është përfshirë për shkak të lëndimit për pjesën më të madhe të sezonit.
Pretendentët kryesorë për të fituar ‘Topin e Artë 2025’ janë: Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Desire Doue, Khvicha Kvaratskhelia, Kylian Mbappe, Lautaro Martínez, Pedri, Raphinha, Mohamed Salah dhe Lamine Yamal.
Si zgjidhet fituesi
100 gazetarët sportivë nga e gjithë bota që përbëjnë jurinë votojnë sipas kritereve të mëposhtme; performanca individuale, karakter vendimtar ose spektakolar, vlera kolektive dhe trofetë e fituara. Klasi dhe loja e ndershme merren gjithashtu në konsideratë. Çdo anëtar jurie zgjedh 10 emra, duke i dhënë vendit të parë 15 pikë, vendit të dytë 12, vendit të tretë 10, vendit të katërt 8, vendit të pestë 7, vendit të gjashtë 5, vendit të shtatë 4, vendit të tetë 3, vendit të nëntë 2 dhe vendit të dhjetë 1.
Të nominuarit për çmimet e vitit 2025:
Nominimet për fituesin e ‘Topit të Artë 2025’: Ousmane Dembele (PSG), Giggi Donnarumma (PSG), Jude Bellingham (Real Madrid), Desire Doue (PSG), Denzel Dumfries (Inter), Serhou Guirassy (Dortmund), Erling Haaland (Man. City), Viktor Gyokeres (Sporting Lisbone, Arsenal), Achraf Hakimi (PSG), Harry Kane (Bayern Munich), Khvicha Kvaratskehlia (Napoli, PSG), Robert Leëandoëski (Barcelona), Alexis Mac Allister (Liverpool), Lautaro Martinez (Inter), Scott McTominay (Napoli), Kylian Mbappe (Real Madrid), Nuno Mendes (PSG), Joao Neves (PSG), Pedri (Barcelona), Cole Palmer (Chelsea), Michel Olise (Bayern Munich), Raphinha (Barcelona), Declan Rice (Arsenal), Fabian Ruiz (PSG), Virgil van Dijk (Liverpool), Vinicius Junior (Real Madrid), Mohamed Salah (Liverpool), Florian Ëirtz (Leverkusen, Liverpool), Vitinha (PSG), Lamine Yamal (Barcelona).
Nominimet për trajnerin më të mirë: Antonio Conte (Napoli), Luis Enrique (PSG), Hansi Flick (Barcelona), Enzo Maresca (Chelsea), Arne Slot (Liverpool).
Nominimet për portierin më të mirë: Alisson Becker (Liverpool dhe Brazil), Yassine Bounou (Al-Hilal dhe Marok), Lucas Chevalier (Lille dhe Francë), Thibaut Courtois (Real Madrid dhe Belgjikë), Gianluigi Donnarumma (PSG dhe Itali), Emiliano Martinez (Aston Villa dhe Argjentinë), Jan Oblak (Atletico Madrid dhe Slloveni), David Raya (Arsenal dhe Spanjë), Matz Sels (Nottingham Forest dhe Belgjikë), Yann Sommer (Inter dhe Zvicër).
Nominimet për talentin më të mirë U-21: Pau Cubarsi (Barcelona dhe Spanja), Ayyoub Bouaddi (Lille), Desire Doue (PSG dhe Francë), Estevao Uillian (Chelsea dhe Brazil), Dean Huijsen (Real Madrid dhe Spanjë), Myles Leëis-Skelly (Arsenal dhe Angli), Rodrigo Mora (Porto dhe Portugali), Joao Neves (PSG dhe Portugali) Kenan Yildiz (Juventus dhe Turqi).