Katër janë kandidatët që garojnë për drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në një garë që në fakt, po bëhet më e ashpër nga sa mund të ishte parashikuar.
Dy nga kandidatët janë meshkuj dhe dy femra.
Një kandidaturë e fortë dhe e formuar është konsideruar në këtë garë Belind Kelliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Këlliçi është i cili edhe pse mes demokratësh, në jetën private ka zgjedhur një lidhje socialiste. Ai është në raport me vajzen e deputetes socialiste Ledi Shamku dhe te Artan Shkrelit.
Figura tjetër mashkullore është e kandidatit Ervin Salianji, i cili në fakt flitet se është një bashkëpunëtor i hershëm i PS. Pak kohë më parë në media, qarkulluan foto të tij në shoqërinë e deputetit Sadri Abazi.
Greta Koçi, e njohur nga të gjithë si këngëtare që në moshë të hershme, pas angazhimeve gjithmonë e më të shpeshta në PD, garon për këtë pozicion.
E fundit për nga koha e angazhimit në parim por jo për nga rëndësia është zëdhënësja aktuale Oriela Nebiaj, që gjithashtu ka vendosur kandidaturën në këtë gare.