Kronikë

Kush janë dy vëllezërit që ekzekutuan 26-vjeçarin në Tiranë


               Publikuar në : 11:19 - 23/08/19 |
Opi Nion

Ditën e djeshme 26-vjeçari Indrit Çelaj u qëllua për vdekje me plumb në kokë nga dy djemtë e pronarit të vilës ku po punonte për kondicionim.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, policia arrestoi katër persona, mes të cilëve dhe babai i dy vëllezërve të cilët janë shpallur në kërkim.

Nga të dhënat, bëhet me dije se dy djemtë të cilët qëlluan me armë Çelajn janë identifikuar si Griseldo dhe Albano Kusi.

Ndërkohë, të arrestuarit janë identifikuar si Bujar Kusi, babai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim si dhe shtetasit Edmond Sula, Ferdinant Bakalli dhe Luan Çaka.

Pas krimit, vëllezërit Kusi kanë kontaktuar mikun e tij L. V., duke i kërkuar të marrë përsipër krimin, meqenëse ai ishte në kërkim për vepra të tjera penale. Ky i fundit nuk ka pranuar dhe në momentin e arrestimit nga policia, ka rrëfyer gjithë bisedën e vëllezërve Kusi./ Opinion.al E.Xh.

Pas