Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush janë deputetët pa diplomë që vendosin në CV kursin e patentës

2019/01/16 at 11:18 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush janë deputetët pa diplomë që vendosin në CV kursin e patentës

Disa deputetë kanë gjetur marifete të tjera për t’i shtuar vlerat CV-së së tyre në fushën e arsimit. Ata bëjnë kurse të rëndomta disajavore ose mujore jashtë shtetit dhe më pas i fusin në CV sikur janë të diplomuar.


Rasti më tipik i kësaj hileje është deputeti socialist Sadri Abazi. Në CV e tij shkruhet që ai është diplomuar nga Akademia IRU, në Gjenevë, në vitin 2002. Por nëse futesh në faqen online të kësaj akademie, aty shikon se në fakt programet e saj janë kurse trajnimi për shoferët e kamionëve. IRU në fakt është shkurtim për “Interneishënëll Roud Junion”. Që do të thotë Unioni Ndërkombëtar i Rrugëve.

Ky union paska edhe atë degë të vetën që quhet akademi dhe që shkruhet ‘Akademia IRU’.

Dora Trajnuese e Unionit Ndërkombëtar të Rrugëve.
Rritje e shkëlqyer profesionele për shoferët.

Akademia IRU, trajnon me mijëra shoferë dhe operatorë transporti çdo vit për të pasur një siguri më të madhe në rrugë dhe efincensë të qëndrueshme”.

Kaq mjafton për të kuptuar se Sadri Abazi ka bërë vetëm një kurs shoferash në Gjenevë, dhe jo shkollë të lartë.

Ilir Ndraxhi është një deputet tjetër i Partisë Socialiste që në CV e tij deklaron se 10 vitet e para të punës, ai ka qenë një shofer i thjeshtë. Më pas është bërë biznesmen. Ai shkruan se ka arsim të lartë si inxhinier pyjesh, por mesa duket këtë shkollë e ka bërë vetëm pasi i ka hyrë rrugës së politikës. Sepse një person me diplomë në inxhinieri nuk do të punonte 10 vite si shofer i parkut të mallrave.

Një arsim që lë për të dëshiruar ka pasur edhe politikanja e nivelit më të lartë në sektorin e arsimit. Ish-ministrja Lindita Nikolla. Ajo që mbajti këtë ministri për 6 vjet me radhë. Në CV-në e saj ajo shkruan se është diplomuar për matematikë në vitin 1989, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Por nga një vërtetim që u bë publik gjatë protestës studentore në dhjetorin e kaluar, u zbulua se znj. Nikolla e ka mbaruar faktultetin me mesataren 5.8. Një rezultat shumë i ulët për kreun e arsimit të një vendi. Por, gjithashtu në CV ajo shkruan se është diplomuar në nivelin master në Albanian University në vitin 2010, në Administrim Publik drejtimi Pushtet Ekzekutiv. Arsyen se përse ish-ministrja Nikolla e ka mbaruar masterin me kaq vonesë dhe në këtë universitet kuptohet nëse shohim deklarimin e saj të pasurisë.

Kur ajo deklaron të ardhurat e bashkëshortit, vihet re që bashkëshorti i saj ka punuar si pedagog pranë këtij Universiteti, ku ajo ka mbaruar masterin.

Marrë nga Top Channel

Etiketa: Akademia IRUCVkursi i patentëssadri abazi


Ju sugjerojmë

“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
Kryesore

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

12 Shtator, 2025 10:54 am
PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit
Kryesore

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

12 Shtator, 2025 10:48 am
Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë
Kryesore

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

12 Shtator, 2025 10:17 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kryesore

Akisdent në aksin Rrogozhinë-Lushnje: Humb jetën një person

12 Shtator, 2025 9:25 am
Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët
Kryesore

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët

12 Shtator, 2025 7:45 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 12 shtator 2025

12 Shtator, 2025 7:40 am
Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
-U tha në Opinion

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

11 Shtator, 2025 11:00 pm
Para
Polemiku Gattuso: Pse nuk e përdorim VAR-in?

Polemiku Gattuso: Pse nuk e përdorim VAR-in?

Zakonet e gjumit, mund t’ju ndihmojnë kur keni pagjumësi

Studiuesit: Kjo teknikë ju vë në gjumë për pak minuta

Parashikimi/ Dashuri dhe biznes, cilat do të jenë shenjat me fat këtë vit

Horoskopi, 17 Janar 2019
















TE FUNDIT

Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar

Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar
12 Shtator, 2025

Autoritetet amerikane kanë identifikuar të dyshuarin për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk si Tyler Robinson, 22 vjeç, banues në...

Lexo më shumë

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat
12 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë...

Lexo më shumë

“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk

“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk
12 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se autori i dyshuar i vrasjes me armë të aktivistit konservator, Charlie Kirk, është...

Lexo më shumë

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar
12 Shtator, 2025

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi sulmet e fundit kundër kryeqytetit të Katarit Doha, por nuk e përmendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com