Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush janë 8 vajzat e njohura të ekraneve shqiptare që presin të bëhen mama në 2018-ën

2018/01/02 at 8:00 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush janë 8 vajzat e njohura të ekraneve shqiptare që presin të bëhen mama në 2018-ën

8 Mamat VIP, që së shpejti do të sjellin në jetë fëmijët e tyre të parë, të dytë, apo të tretë… nuk kanë nguruar të ndajnë me fansat momentet e bukura që ato po përjetojnë. Për çudi të të gjithëve këtë vit dominojnë vajzat. Mos është viti i vajzave? Po keni plane për fëmijë, vajzë apo djalë, bëjini mirë llogaritë. Ja kush jane 8 vajzat VIP qe presin te behen mama ne 2018-en.


Floriana Garo është në muajin e pestë të shtatzënisë. Moderatorja bukuroshe e ka bërë tashmë publik faktin se është në pritje të një vajze. Ish-Missi ka publikuar një foto ku tregon barkun e saj të rrumbullakosur në muajin e pestë të shtatzënisë. E veshur me një fustan të kuq dhe me disa kilogramë më tepër, ajo është rrezëllitëse. Nuri i shtatzënisë e ka bërë edhe më të bukur. Floriana prej disa kohësh është zhvendosur në Gjenevë ku po jeton me bashkëshortin e saj. Moderatorja është shprehur gjithmonë se po e shijon në maksimum shtatzëninë dhe është tepër aktive në punë.
“Tashmë është zyrtare. Unë do të jem mami i tre vajzave. Si pa kuptuar kemi hyrë në javën e 19-të dhe pas çdo ekoje bebi sërish konfirmohet të jetë vajzë”: ka shkruar blogerja Estela Ujkavetëm disa ditë më parë në “Instagram”.

Për herë të parë ajo vendosi që të na tregonte barkun e rrumbullakosur, duke lënë mënjanë kështu veshjet “oversized”, me të cilat jemi mësuar ta shohim shpesh. Estela ka pozuar me një këmishë nate tyli dhe të brendshme. Barku i rrumbullakosur e ka bërë edhe më të bukur blogeren simpatike, e cila është nën edhe e dy vajzave të tjera, Loresi dhe Sharmin.

Amarda Toska do të bëhet gjithashtu së shpejti nënë e një vajze. Lajmin e bukur për fansat e dha Ermali, i cili postoi në “Instagram” një foto ku pozonte duke qeshur së bashku me Amin, teksa ajo tregonte testin e shtatzënisë.

Gjatë këtyre muajve Ami është treguar e kujdesshme që të mos bënte publike foto me ndryshimet që po pëson nga shtatzënia, por përsëri është Ermali ai që e “tradhtoi”. Vetëm para disa ditësh moderatori gazmor publikoi një “Instagram” një foto ku çifti shfaqen së bashku me Nora Istrefin.

Barku i fryrë i Amit tashmë është më se i dukshëm dhe kilogramët e tepërta natyrisht që janë të pranishme. Pavarësisht këtyre Ami ngelet përsëri shumë e këndshme dhe në fytyrë ka marrë nurin e shtatzënisë. Çifti i famshëm janë prindër edhe të një djalit, Joelit, 6 vjeçar.

Zajmina Vasjari është në muajin e shtatë të shtatzënisë. Këngëtaren duket se e ka zbukuruar më shumë pritja e ëmbël. Ajo nuk ka nguruar në asnjë moment të zbulojë linjat e saj trupore edhe pse është shtatzënë. Së fundmi ajo ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë blu dhe ekspozon barkun, por edhe nga pjesët intime në saj të të çarës së fustanit dhe dekoltesë bujare. Zajmina na ka habitur të gjithëve me linjat trupor, të cilat nuk kanë ndryshuar aspak. Gjithashtu edhe ajo do të bëhet nënë e një vajze, me sa duket qenka viti i vajzave.

Jona Klemaj, e njohur si jona e “Big Brother 7” është nënë e një vajze, por së shpejti do të bëhet edhe me një vajzë tjetër. Lajmin e shtatzënisë së dytë e ka dhënë vet ajo, ndërkohë që në media përflitej se bashkëshorti i saj kishte dhe një fëmijë tjetër. Me ironi Jona iu kundërpërgjigj të gjithëve duke iu dhënë edhe lajmin se po vërtet bashkëshorti i saj ka edhe një bebe tjetër, por që është na barkun e saj.Ndryshe nga shumë VIP-a e tjerë , të cilët tregohen diskret përsa u përket fotove gjatë shtatzënisë, Jona është treguar shumë e hapur me fansat. Çdo stad të shtatzënisë së saj e kanë shijuar edhe fansat, nëpërmjet postimeve të shumta që ajo ka bërë në rrjetet sociale. Jona është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe po pret me padurim të ketë në krahët e saja engjëllin e vogël.

Moderatorja e njohur e “Top Channel” Elona Duro pritet që të bëhet nënë e një djali në muajin dhjetor. Moderatorja e ka dhënë lajmin e bukur kur ka qenë në muajin e 4 të shtatzënisë. Këtë lajm e ka pasuar edhe më një dasmë private, duke kurorëzuar kështu dashurinë e saj me sipërmarrësin Lorenc Goga.

Spikerja e “Top Albania Radio” Jonida Aliçkolli është një pritje të nja vajze. Bjondja bukuroshe ka ndarë çdo çast të shtatzënisë së saj me miqtë dhe fansat e saj në rrjetet sociale. Ajo është nënë edhe e një vajze tjetër. Barku i rrumbullakosur gati sa nuk po shpërthen, por Jonida di të jetë tërheqëse dhe e bukur si gjithmonë.

Egla Harxhi është 7 muajshe e 2 javë shtatzënë në pritje të një djali. Ish-Misi e ka gjetur edhe emrin e djalit. Ai do të mbajë emrin Luçifer. Bebi me emër të çuditshëm që do të vijë në jetë për festat e krishtlindjeve është produkt i marrëdhënies së saj me fotografin e famshëm Alexandre de Basseville.

Keto jane 8 mamat vip qe i urojme shtatezani te mbare!



Ju sugjerojmë

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
Para
Deputetja Kejdi Mehmetaj na prezanton partnerin për Vitin e Ri, ja kush është

Deputetja Kejdi Mehmetaj na prezanton partnerin për Vitin e Ri, ja kush është

Për një natë pasionante, ndiqni këto këshilla

Jeni kurioz? Ja si janë femrat në shtrat sipas shenjës së horoskopit

Dalin shifrat/ Ja sa drogë shqiptare ka sekuestruar Guardia di Finanza

Dalin shifrat/ Ja sa drogë shqiptare ka sekuestruar Guardia di Finanza
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com