Kronikë

Kush janë 8 të arrestuarit e grupit kriminal në Shkodër,roli i infermierit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 24/09/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e drogave të forta në qytetin e Shkodrës.

Në prangat e policisë kanë rënë 8 persona dhe është shpallur në kërkim një infermier.

Të arrestuarit e opoeracionit “ Buna 2021” janë shtetasit: Arjan Cerjani, Enkeledia Cerjani, Leart Cerjani, Luis Cerjani, Emiljan Hajdaraj, Gjergj Pllumbi, Indrit Ishmakej dhe Valentin Plenishta.

Ndërkohë mësohet edhe roli i infermierit 35-vjeçarit Redi Idrizi. Ai shkëmbente medikamente me trafikantët, të cilat më pas këta të fundit ja shisnin personave në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan arsenal armësh (5 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë sportive), 6 thika, metadon, doza kokaine e kanabisi dhe municion luftarak./Opinion.al

Pas