-U tha në Opinion

Kush janë 5 kandidatët që pritet të thyejnë listën nga PD dhe PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:55 - 28/04/21 |
el ida

Ndërsa vijon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, duket se tashmë ka nisur të shihet edhe trendi i atyre që mund të thyejnë herësin për t’u bërë pjesë e kuvendit.

Sipas analizës së shifrave në “Opinion”, deri në orën 22:00 ata kandidatë që kanë mundësitë për të thyer herësin në Partinë Demokratike janë: Luçiano Boçi në Elbasan, Bardh Spahia në Shkodër dhe Agron Kapllanaj në Mallakastër.

Ndërkohë nga Partia Socialiste, ministrat Çuçi, Klosi e Peleshi edhe pse i kanë marr mandatet në renditjen e tyre normale, sërish kanë arritur të thyejnë herësin.

Ndërsa vijon numërimi, ish-ministri Fatmir Xhafaj dhe kandidati Orlando Rakipi kanë gjithashtu shanset ta arrijnë thyerjen e herësit. Xhafaj numëron deri në mbrëmje 8264 vota, ndërsa Rakipi 6232 vota, në një kohë kur në Tiranë janë numëruar më pak se gjysma e kutive./Opinion.al

Pas