Kronikë

Kush janë 2 vëllezërit që ranë pre e atentatit në Tepelenë?


               Publikuar në : 21:28 - 04/12/19 |
xhu lia

Mbrëmjen e sotme në dalje të Tepelenës është kryer një atentat ndaj dy vëllezërve ku njëri ka mbetur i vdekur dhe tjetri i plagosur rëndë.

Viktimë e atentatit ka mbetur 46-vjeçari Artur Bresha dhe i plagosur rëndë vëllai i tij 42-vjeçari Artan Bresha.

Sipas policisë autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin.

Pasi e kanë marrë me forcë nga banesa autorët e kanë qëlluar për vdekje dhe më pas e kanë hedhur vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.

Sa i përket vëllait të viktimës Artan Bresha është person me precedent penal. Bresha është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës me një ton lëndë narkotike marijuanë  në vitin 2017./Opinion.al/

Pas