Kronikë

Kush janë 2 shqiptarët që u ekzekutuan në lokalin në Athinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:02 - 19/12/22 |
Opi Nion

Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja janë dy shqiptarët që mbetën të vrarë gjatë atentatit me armë zjarri në Athinë një ditë më parë. Ndërkohë edhe një 31-vjeçare u qëllua aksidentalisht pasi ndodhej në tavolinën pas viktimave.

Ekzekutimi ndodhi në një lokal qendror në Nea Smyrni në Greqi. Një person i maskuar nuk nguroi të hapte zjarr në një kafene në sheshin e zonës, ndërsa brenda saj ndodheshin shumë qytetarë.

41-vjeçari  Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vendngjarje pasi u qëllua me dy herë armë zjarri në kokë, ndërsa 44-vjeçari  Armando Organja, ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

Sipas policisë greke larja e hesapeve mund të jetë shkaku i vrasjes së të dielës mbrëma.

Pas