Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush ishte personi që negocioi dorëzimin e Klement Balilit?

2019/01/15 at 9:17 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasada e SHBA: Përgëzojmë policinë për arrestimin e Klement Balilit

Ka qenë nipi i tij, Rigels Balili, personi që negocioi me Ardi Veliun për të dorëzuar një nga emrat më të lakuar të botës së krimit, Klement Balilin në duart e policisë dhe duke përmbyllur pas më shumë se dy vitesh sagën e gjatë të arratisjes, për t’iu fshehur drejtësisë.


Prej gati një viti policia shqiptare, përveç veprimeve operative, kontrolleve në banesa apo mbajtjes nën mbikqyrje të familjarëve kishte nisur bisedimet dhe me familjarët, duke nxitur dorëzimin e Balilit pranë autoriteteve.

Kjo detyrë është marrë nga nipi i Klement Balilit, Rigelsi, i cili ka negoiciuar për dorëzimin e tij pranë autoriteteve policore.

Lajmi është bërë me dije gjatë një interviste për “OraNews”, ku Rigels Balili është shprehur se negociatat kanë nisur që në momentin kur janë njoftuar se është plotësuar dosja dhe është gati për t’u dorëzuar në gjyq.

Ai tha se ditën e sotme u bë e mundur edhe dorëzimi i tij në Drejtorinë e Policisë. Sipas tij, Balili nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar.

Ai deklaroi se ka qenë ky personi që ka shkuar në zyrën e drejtorit të policisë dhe ka kryer negociatën për dorëzimin e Klement Balilit, apo i njohur ndryshe nga mediat si “Eskobari i Ballkanit”.

Nga ana tjetër, është mësuar se bisedimet mes palëve janë drejtuar nga kreu i Policisë, Ardi Veliu. Eshtë pikërisht ky i fundit, personi të cilit Balili iu dorëzua sot rreth orës 9.45 minuta në një zonë mes Sarandës dhe Finiqit.

Ai ka qenë i shoqëruar nga dy familjarë të tij, personat që kanë bërë dhe ndërmjetësimin për dorëzimin. Ka qenë po Drejtori i Policisë Veliu, ai i cili e ka sjellë Balilin në Tiranë.

Dorëzimi i tij vjen pikërisht në kohën kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Ai akuzohet për “trafikim të lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “pastrim parash”.

Emri i Balilit doli gjatë një hetimi, i cili u finalizua në fillim të muajit maj të vitit 2016, me një operacion të ndërmarrë nga autoritetet greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ku u sekuestruan mbi 670 kilogram marijuhanë në ishullin Zakintos në Greqinë lindore.

Në këtë operacion u përfshi dhe policia shqiptare si dhe autoritetet e disa vendeve të Bashkimit Europian, ku dyshohet të ketë shtrirë rrjetin e trafikut organizata, një prej krerëve të së cilës dyshohet të jetë Klement Balili, i përkufizuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”.

Një numër i madh anëtarësh dhe drejtuesish të organizatës u arrestuan në Greqi dhe në disa vende të tjera europiane, ndërkohë që Balili vetë mundi të shpëtojë.

Fillimisht ai u shfaq publikisht në Sarandë, duke mohuar akuzat, ndërsa më pas u zhduk pa lënë gjurmë. Dosja për Balilin nga Greqia mbërriti në fund të vitit të shkuar, dhe policia organizoi gjatë muajit dhjetor disa operacione për kapjen e tij, të cilat rezultuan të pasuksesshme./Opinion.al/

 

Etiketa: dorezimi i klement balilitpersoni qe negocioi


Ju sugjerojmë

Aktualitet

27 Korrik, 2025 5:30 pm
Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë
Aktualitet

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë

27 Korrik, 2025 5:10 pm
Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’
Aktualitet

Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’

27 Korrik, 2025 4:21 pm
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
Aktualitet

BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..

27 Korrik, 2025 4:05 pm
Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas
Aktualitet

Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas

27 Korrik, 2025 3:57 pm
Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
Aktualitet

Konflikti/Rama: Pezullimi i policit masa e parë, të dorëzohet në duart e drejtësisë

27 Korrik, 2025 3:45 pm
Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)
Aktualitet

Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)

27 Korrik, 2025 3:31 pm
Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit
Aktualitet

Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit

27 Korrik, 2025 3:19 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
Aktualitet

GJKKO konfirmon masat për grupin e drogës/ Lirohet njëri, ishte arrestuar gabimisht

27 Korrik, 2025 3:11 pm
Raporti final i OSBE-ODIHR, në fund të gushtit
Aktualitet

Raporti final i OSBE-ODIHR, në fund të gushtit

27 Korrik, 2025 2:42 pm
Para
Pas operacionit,Era Istrefi shpjegon vendimin që ka mërzitur fansat e saj

Era Istrefi nuk i ndahet futbollit, ja eventi i radhës ku do performojë

VOA i qëndron lajmit mbi ndikimin e politikës për emërimet në administratë

VOA i qëndron lajmit mbi ndikimin e politikës për emërimet në administratë

Deputetët “rrëzojnë” kryeministren, hedhin poshtë marrëveshjen e BREXIT-it

Deputetët "rrëzojnë" kryeministren, hedhin poshtë marrëveshjen e BREXIT-it
















TE FUNDIT

27 Korrik, 2025

Një turiste nga Çekia raportohet se është mbytur teksa po lahej në plazhin e Qerretit në Kavajë. Mësohet se 42-vjeçarja...

Lexo më shumë

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë
27 Korrik, 2025

Një “beach bar” në zonën turistike të Dhërmiut është ndëshkuar me një gjobë prej 200 mijë lekësh, pasi gjatë kontrolleve...

Lexo më shumë

Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar
27 Korrik, 2025

Policia e Berlinit njoftoi të dielën se ka arrestuar 57 persona gjatë një proteste pro-palestineze që u mbajt në margjinat...

Lexo më shumë

Zelensky:Më shumë sulme brenda Rusisë, pas rritjes së numrit të viktimave në Ukrainë

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
27 Korrik, 2025

Viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke pretenduar se ka kapur edhe dy...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com