Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush ishte David Rockefeller, miliarderi 101 vjeçar që ndërroi jetë pas 7 transplanteve në zemër

2017/03/21 at 10:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ishte David Rockefeller, miliarderi 101 vjeçar që ndërroi jetë pas 7 transplanteve në zemër

Familja Rockefeller-ve ka disa shekuj të paktën që përmendet për rolin e tyre veçanërisht në fushën e ekonomisë. Megjithëse tejet të pasur, familja Rockefeller përbëhet nga 21 anëtarë.


David Rockefeller që ndërroi jetë këtë të hënë, lindi më 12 qershor të vitit 1915 në Manhattan. Babai i tij ishte gjithashtu shumë i pasur, ndërsa nëna e tij, ishte e bija e Nelson Aldrich, një senator i pasur nga Rhode Island.

Vëllezërit dhe motrat e tij kanë ndërruar jetë më herët, çka e bëri Davidin të trashëgonte gjithë pasurinë. Jeta e tyre siç thuhet, është e përqendruar në filantropi.

David, më i riu, u rrit në një rezidencë në 10 West 54th Street, vendbanimin më të madh privat në qytetin e Nju Jorkut në atë kohë. David ka publikuar edhe një libër autobiografik në vitin 2002 “Kujtime”, dhe është i pari nga familja që shkruan një libër të tillë.

David ishte 21 vjeç kur vdiq babai i tij. Arsimin e tij të hershëm e mori në shkollën eksperimentale Lincoln në Manhattan, e themeluar nga filozofi amerikan John Dewey dhe financuar nga Fondacioni Rockefeller për të sjellë së bashku fëmijët nga prejardhje të ndryshme sociale.

Më pasi, ai ka studiuar në Harvard duke u diplomuar në vitin 1936 dhe më vonë kaloi një vit në Shkollën Ekonomike të Londrës, një vatër e intelektualëve të majtë. Z. Rockefeller mori një Ph.D në ekonomi nga Universiteti i Çikagos në vitin 1940.

Gjatë periudhës së Depresionit të Madh, ai paraqiti ide liberale për financimin e deficitit gjatë depresioneve. Nocioni liberal i Rockefeller ishte një lajm i madh, pasi ata ishin të njohur për kundërshtimin e ashpër ndaj presidentit Franklin D. Roosevelt.

Në vitin 1940, David u martua me Margaret McGrath, e njohur si Peggy, të cilën e kishte takuar 7 vite më parë kur ishte student në Harvard ndërsa ajo ishte në shkollën Chapin në Nju Jork. Gruaja e tij, ishte një konservatore e dedikuar, ndërsa vdiq në moshën 80 vjeçare në vitin 1996, duke lënë pas 6 fëmijë.

Ai e filloi karrierën e tij bankare në vitin 1946, si një menaxher asistent me Bankën Kombëtare Chase, i cili u bashkua në vitin 1955 me Bankën e Manhattan për t’u bërë Chase Manhattan.

Në fund të viteve 1940, ai zëvendësoi nënën e tij në bordin e muzeut të artit modern dhe përfundimisht u bë kryetar i saj.

Zgjerimi global bankar

Rritja e zotit Rockefeller në sektorin bankar ishte e shpejtë. Nga 1961, ai ishte president i Chase Manhattan dhe bashkë-shefi ekzekutiv i saj me George Champion. Më vonë, në vitin 1969, Rockefeller u bë President i bankës dhe shef ekzekutiv dhe atëherë ishte në gjendje për të zgjeruar praninë e bankës së tij në çdo kontinent.

Ai e konsideroi si “markë të diplomacisë personale” takimet me krerë shtetesh, të cilat ishin vendimtare për përparimin e interesave të tij.

Në vitet ’70-t, banka e tij kishte pronësinë më të madhe të letrave me vlerë pas krizës që përfshiu qytetin e Nju Jorkut, ndërsa Chase ka portofolin më të madh të kredive me probleme.

Në vitin 1975, Rezerva Federale e konsideroi Chase një “problem” bankar, ndërsa një vit më herët banka ishte përfshirë nga një skandal në lidhje me fshehjet financiare, ku auditi i brendshëm zbuloi se llogaria e saj tregtare ishte mbivlerësuar me 34 milionë dollarë dhe se humbjet ishin nënvlerësuar. Kjo shkaktoi humbje prej 15 milionë dollarë të ardhura neto për bankën.

Banka hapi edhe selinë e saj 64 katesh në Wall Street, një investim tejet i madh, çka ndihmoi në rigjallërimin financiar dhe inkurajoi projektin e Ëorld Trade Center.

Nga 1976 deri më 1980, të ardhurat e bankës u dyfishuan dhe tejkaluan rivalen e vjetër të saj, Citibank, në kthimet mbi aktivet, një tregues kritik të përfitimit të një banke.

Edhe pasi u tërhoq nga menaxhimi aktiv në vitin 1981, z Rockefeller vazhdoi të shërbejë Chase si kryetar i këshillit të saj ndërkombëtar këshillues.

David Rockefeller kurrë nuk ka folur se sa pasuri zotëron, por në vitin 2015, revista prestigjioze ekonomike Forbes e ka vlerësuar pasurinë e tij mbi 3 miliardë dollarë.

Është vlerësuar se ka takuar më shumë se 200 sundimtarë në më shumë se 100 vende dhe është trajtuar shpesh si një “kryetar shteti”.

Sipas Rockefeller, Chase ishte banka e parë amerikane që ka hapur zyra në Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë, ndërsa në vitin 1974, i pari që hapi një zyrë në Egjipt pas krizës së Suezit të vitit 1956.

Etiketa: 101 vjeçDavid Rockefellermiliarderinderroi jete


Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Krahasimi me nazistët/ Merkel paralajmëron Erdoganin: Fole edhe një herë…

Krahasimi me nazistët/ Merkel paralajmëron Erdoganin: Fole edhe një herë...

Skandal/ Ja ku mbushet uji që blejmë me shishe

Skandal/ Ja ku mbushet uji që blejmë me shishe

Henri Çili: Të kërkosh largimin e kryeministrit është e kot

Çili sulmon Nishanin: Sjellje prej skizofreni. Nëse ishte kundër Xhafës të jepte dorëheqjen
















TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com