Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush ishin Romanovët, që Rusia i kujton edhe sot

2018/07/18 at 10:14 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ishin Romanovët, që Rusia i kujton edhe sot

Romanovët ishin ende gjallë – dhe ato ofronin një pikë kthese si për Bolshevikët në një gjyq publik ashtu edhe për anti-bolshevikët në tentativë për t’i liruar. Vëllai i Nikolasit, Duka i Madh Mikail qe arrestuar nga Kerenski dhe më vonë u internua nga Bolshevikët në Perm, burgun e Uraleve. Më pas janë orët e errëta të 13 korrikut 1918 ku pesë njerëz të armatosur të Çekës, të udhëhequr nga një terrorist i vjetër në moshë që kish shërbyer në një nga burgjet e carit, inskenuan një arratisje të dukës së madh me qëllim ekzekutimin e tij. Plumbi që goditi trupin e Mikailit u shkri sapo ra në kontakt me të. Bolshevikët nuk e pranuan kurrë ekzekutimin dhe qarkulluan thashetheme se Mikailin donin ta lironin forcat monarkiste dhe se ai qe zhdukur. Ndërkohë për Nikolasin, Qeveria Provizore kish vendosur ta internonte bashkë me familjen e tij jashtë vendit, por Sovjetët kundërshtuan. Sakaq mbreti Britanisë, Xhorxhi V (kushuri me Nikolasin dhe gruan e tij Aleksandrën), i ofroi një pagesë në këmbim të marrjes së tij.  Për rrjedhojë Kerenski e kish degdisur familjen mbretërore ruse në arrest shtëpie në gubernën e Tobolskit (treni që po dërgonte Nikolasin atje u mor si një “mision i kryqit të Kuq” dhe flamuri i tij u ngatërrua me atë të Perandorisë Japoneze). Simbolizmi i internimit siberian rezonoi. Por thashetheme u përhapën për jetën e paqtë të ish carit dhe të monarkistëve që donin ta lironin, kështu sovjetët e Uraleve vendosën ta çonin Nikolasin në Jekaterinburg. Por në Prill 1918, Sverdlov nisi një agjent të besuar për ta marrë atë nga Tobolski në Moskë. Ndërsa treni që kishte brenda carin po udhëtonte për në Moskë, sovjetët e Uraleve e rrëmbyen atë dhe e vendosën në një shtëpi që ia kishin rrëmbyer një ish oficeri të dalë nga ushtria, Nikolai Ipatjev, në Jekaterinburg, më pas rrethuan shtëpinë dhe i bënin roje. Në Moskë, Lenini urdhëroi zarat e tij që të merrnin materiale për të çuar Nikolasin në gjyq, një propagandë shpërtheu në shtyp por gjyqi vazhdoi të “shtyhej” gjithnjë e më shumë. “Në atë kohë” shkruante Trocki sa i takon periudhës që flitej për gjyqin “Lenini qe i zymtë.”


Në korrik 1918 legjionet Çekoslovake po avanconin në Jekaterinburg dhe komisarët e ushtrisë Bolshevike të Uraleve u dërguan në Moskë për të diskutuar mbrojtjen e Uralëve dhe njëkohësisht për fatin e Nikolasit dhe familjes së tij. Në 2 korrik, Këshilli i Komisarëve të Popullit caktoi një komision  për të shkruar një ligj që do të shtetëzonte të gjithë pasurinë e familjes Romanov. Dy ditë më vonë, Çeka e sapokrijuar në Jekaterinburg do të largonte sovjetët e qytetit dhe do të merrej vetë me ruajtjen e familjes mbretërore. Nikolasi jetonte në gjendje të mjerueshme; ai zbuloi Protokollet e të Vjetërve të Zionit, trakti i turpshëm anti-semit i shkruar në Rusinë perandorake mbi një konspiracion global çifut. Të cilën ia lexoi me zë të lartë gruas së tij gjermane dhe vajzave; ndoshta komunizmi ishte një konspiracion çifut? Shumë shpejt Çeka sajoi një letër në frëngjisht e cila prezumonte konspiracionin e lirimit dhe rikthimit të carit. Me këtë pretekst, në natën e errët mes 16-17 korrikut 1918, pa asnjë akuzë të qartë, lëre pastaj për ndonjë gjyq, një “vendim” me vdekje u dha ndërsa skuadra e pushkatimit drejtonte armët ndaj Nikolasit, Aleksandrës, djalit të tyre Alekseji (trembëdhjetë vjeç), katër vajzave të tij (me moshë 17 deri në 22), mjekut të familjes dhe tre shërbëtorëve. Jakov Jurovski, djali i tetë i një familje me dhjetë fëmijë, një hebre që punonte si rrobaqepës dhe punues xhami (dhe një i dyshuar edhe si hajdut), udhëhoqi skuadrën e pushkatimit prej 11 personash. Breshëria e plumbave të lëshuar nga armët e tyre bëri rikoshet me muret prej tulle të gjysmë bazamentit ku u krye ekzekutimi dhe zhurma e tyre shurdhoi edhe një pjesë të skuadrës përgjithnjë. Alekseji i mbijetoi kësaj masakre – ai lëshoi një pasthirrmë – por Jurovski i shkoi sipër kokës dhe e goditi. Disa prej vajzave, trupat e të cilave mbanin bizhuteri që i mbrojte nga depërtimi i fishekëve u goditën me copa bajonete. Skuadra e Jurovskit varrosi trupat në një rrugë të fshatit Koptiaki rreth 12 milje në veri të Jekaterinburgut. Ata i hodhën acid sulfurik kufomave për t’i shfytyruar që të mos njiheshin dhe më pas i dogjën dhe i varrosën veç e veç trupat e Aleksejit dhe të një vajze që e ngatërruan me Aleksandrën. Në të njëjtën ditë, 19 korrik, Jurosovki shkoi në Moskë për të raportuar.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Kalon vettingun gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda

Kalon vettingun gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda

Deklarata e fortë e presidentes kroate për serbët

Presidentja kroate vjen për një vizitë zyrtare në Tiranë

Morën 24 milionë euro nga Botërori, Kombëtarja e Kroacisë i dhuron për bamirësi

Morën 24 milionë euro nga Botërori, Kombëtarja e Kroacisë i dhuron për bamirësi
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com