Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush i vjedh paratë e Bankave?

2017/02/11 at 11:08 AM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu –
Vjedhja e shumave të konsiderueshme të eurove që transportohen nga Banka drejt aeroportit, ose nga një pikë bankare ne tjetrën, po kthehet në një mallkim për sigurinë në Shqipëri. Përtej zhurmës dhe shqetësimit të brendshëm, është kthyer edhe në lajm botëror, duke krijuar imazhin e një vendi pa stabilitet dhe pa minimumin e sigurisë. Një vend që nuk kontrollon dot 7 km që lidhin aeroportin e vetëm ndërkombëtar me autostradën më të rëndësishme që ka, nuk është vend që mund të merret seriozisht.
Natyrisht, ka shumë raste grabitjesh të tilla në botë, edhe pse në vitet e fundit, si pasojë e masave të njohura janë reduktuar ndjeshëm. Por përsëritja identike e grabitjeve, me të njëjtën teknikë, pa ndryshuar njëra nga tjetra, në vetëm pak muaj dhe gati gati në të njëjtin vend, dëshmon se nuk kemi të bëjme me një grabitje të zakonshme, por me një dorëzim të vullnetshëm dhe me mirëkuptim të parave; një dorëzim që më pas me siguri shndrohet në ndarje porporcionale të trofesë midis atyre që marrin pjesë në të. Nuk ka nevojë për shumë fakte që ta kuptosh një gjë të tillë. Që kur ndodhi vjedhja e parë dhe u kuptua që transporti i parave mund të jetë një target i lakmueshëm, masat e marra duhej të ishin drastike dhe ta pengonin ripërsëritjen e të njëjtit akt. Kur pas vjedhjes së parë ndodhi e dyta, të gjitha bankat, të gjitha shoqëritë mbikqyrëse të tyre, të gjitha shoqëritë e sigurisë e të transportit dhe Ministria e Rendit duhej të kishin vendosur një protokoll që mos ta shkelte askush. Ka ca rregulla që janë përsëritur me dhjetra herë dhe që sipas të dhënave të opinion.al në Kosovë e Maqedoni zbatohen rëndom:
Vlerat monetare prej miliona eurosh nuk mund të transportohen pa një mjet të blinduar. Mjet i përgatitur për këtë transport dhe që brenda blindit është i pajisur edhe me një kasafortë me kod.
Kodi i kasafortës nuk disponohet nga punonjësit e transportit, të cilët nën kërcënim mund ta hapin atë.
Në një apo më shumë thasë duhet vendosur një gps i cili mundëson policinë dhe kompaninë e sigurisë të ndjekë apo identifikojë në kohë reale vendndodhjen e autorëve.
Kasaforta e brendshme e blindit pajiset me bojë speciale të kuqe, e cila me momentin e hapjes me forcë ose me shpërthim të kasafortës ngjyros me të kuqe kartmonedhat duke i bërë të papërdorshme. Të gjitha bankat, në cdo cep të globit i njohin paratë e ngjyrosura në këtë mënyrë dhe nuk i pranojnë ato.
E pesta, transporti ndiqet live nga sallat e sigurisë, përmes kamerave të vendosura brenda makinave dhe që transmetojnë në kohë reale imazhet. Kjo është teknologjia më e thjeshtë që sot e përdorin edhe taksitë në botë e jo më makinat që transportojnë miliona euro.
Makinat e transportit janë të pajisura me butona alarmi, të cilët në momentin e rrezikut, mjafton të shtypen nga shoferi ose një prej shoqëruesve dhe japin njoftim në sallën e sigurisë ose në sallën operative të policisë. 
Asnjë nga këto masa nuk është zbatuar. Nuk u zbatua në vjedhjen e parë, nuk u zbatua në vjedhjen e dytë, nuk u zbatua në vjedhjen e tretë, nuk u zbatua në vjedhjen e kartërt, nuk u zbatua as në vjedhjen e pestë. Unë nuk di ndonjë rast në botë, që ndonjë kompani apo individ, që i vjedhin dicka, nuk merr asnjë masë për të eleminuar hallkën e dobët prej nga është mundësuar vjedhja.
Akoma më tepër, shtrirja e këtyre vjedhjeve në thuajse një vit; mos dënimi i asnjë personi të rëndësishëm përgjegjës për humbjen e disa miliona eurove; zëvendësimi i tyre nga kompanitë e sigurimit që janë në perëndim dhe jo në Shqipëri, të bën të besosh se vjedhja konsiderohet një vjedhje ndaj perëndimit dhe kjo e favorizon atë. 
Si shpjegohet që në asnjë nga rastet nuk shkrepet asnjë armë nga ata që shoqërojnë vlerat monetare, nga ata që janë punonjës sigurie rrotull si në aeroport dhe shumat dorëzohen në maksimumin e mirëkuptimit? 
Së fundmi, zhdukja e hajdutëve në të gjitha rastet, pa lënë asnjë gjurmë e bën po ashtu dyshuese situatën. Si shpjegohet që në këtë trekëndësh, Kashar – Rinas – Nikël, zhduken makina me para dhe hajdutë të armatosur rëndë pa i parë askush dhe pa lënë asnjë gjurmë sikur të ishte trekëndëshi i Bermudës. Zhduken në mes të ditës, në rrugët e mbushura plot por nuk i sheh asnjeri. Zhduken në ato rrugë ku për një parakalim të gabuar ose shpejtësi të shtuar shfaqet direkt policia rrugore, ndërsa në momentet e vjedhjes nuk duket dhe nuk sheh gjë askush!?
Edhe në Far ëestin e shekullit të XIX transporti i parave ishte më i sigurtë se sa në periferinë e sotme të Tiranës. Që pas grabitjes së parë, duhej të ishin marrë masa ekstreme dhe jo ta kthenin, pasurinë e bankave, që është në fakt depozitim i qytetarëve, në një mjet pasurimi të hajdutëve, banditëve dhe ndihmësve të tyre me kostume dhe kravata.
Nëse një investigim serioz nuk nis; nëse asnjë person përgjegjës nuk dënohet; nëse mendojmë që këto para i paguajnë kompanitë e sigurimit në Londër e në Vienë dhe për ne nuk përbën problem, atëherë shumë shpejt, do ta shohim Shqipërinë në hartën e Europës me vijë të kuqe, si vendi i vetëm i saj, por mbase edhe i botës, që nuk ruan dot as pasurinë e depozituar të qytetarëve.
Blendi Fevziu


Etiketa: bankatgrabitja ne rinas.hajdutet e paravepoliciasiguria e bankaveVjedhja e bankave


Ju sugjerojmë

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027
Rajoni

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027

4 Qershor, 2025 1:29 pm
Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
Kronikë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

4 Qershor, 2025 1:20 pm
Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
Aktualitet

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit

4 Qershor, 2025 1:18 pm
Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
Politikë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

4 Qershor, 2025 1:15 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

Ilir Alimehmeti ankohet në Kolegjin Zgjedhor, çështja shqyrtohet më 12 qershor

4 Qershor, 2025 12:58 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Përvetësoi me mashtrim pronën dhe e shiti/ Fushë Prezë, sekuestrohen 9000m2 tokë arë

4 Qershor, 2025 12:43 pm
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

4 Qershor, 2025 12:28 pm
Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE
Aktualitet

Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE

4 Qershor, 2025 12:15 pm
Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë
Sport

Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë

4 Qershor, 2025 12:08 pm
Berisha takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira
Aktualitet

Berisha takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

4 Qershor, 2025 12:00 pm
Para
“Ja si Mehmet Shehu me shokë pranonin si krime vrasjen e ballistëve”

Dervishi: Për "dekodifikimin" dhe dekonspirimin e bashkëpunëtorëve

Grabitja në Rinas, befasojnë rojet: I fikëm kamerat e sigurisë sepse donim të pinim kafe në një lokal

Grabitja në Rinas, befasojnë rojet: I fikëm kamerat e sigurisë sepse donim të pinim kafe në një lokal

Atentati me silenciator në Shkodër/44-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu, udhëtonte me gruan

Emri/ Babai ‘masakron’ djalin, pastaj me dy thika i sulet edhe nuses
















TE FUNDIT

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027
4 Qershor, 2025

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027,...

Lexo më shumë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
4 Qershor, 2025

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, dha këtë të mërkurë shpjegimet e para në procesin gjyqësor ndaj një grupi kriminal...

Lexo më shumë

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
4 Qershor, 2025

Shiste lënë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet në flagrancë një 19 vjeçar. Falë punës së inteligjencës policore...

Lexo më shumë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
4 Qershor, 2025

Pas një fushate të “zjarrtë” ku dominuan videot e tij në rrjetet sociale, kreu i Koalicionit EuroAtlantik Lulzim Basha ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com