Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush i harroi shqiptarët në kufirin grek?

2020/08/14 at 7:45 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Radhët në kufirin grek, Ministria e Jashtme:Bisedime për të zgjatur oraret

Nga Manjola Bregasi-


Shqiptarë që presin me orë të tëra për të hyrë në kufirin grek. Radhë kilometrike, fëmijë nën diell, të moshuar që me vështirësi rezistojnë…

Kjo nuk është një pamje e re në pikat tona kufitare me Greqinë. Është thuajse çdo gusht, por me  arsye të ndryshme. Këtë radhë në fakt, me një arsye të fortë, që ndoshta palën greke do ta justifkonte, por jo autoritetet shqiptare.

Prej më shumë se një jave, mediat dhe autoritetet greke kanë njoftuar vendimin për forcimin e masave anticovid për qytetarët që hyjnë në territorin e tyre. Mes vendimeve dhe rregullave që ndryshojnë vazhdimisht, Greqia njoftonte se duke filluar nga mbrëmja e 6 gushtit, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë do të ishin të mbyllura nga ora 22:00- 06:00.

Kjo me pak fjalë kuptonte, se fluksi i të gjithë udhëtarëve do të përqëndrohej në oraret kur shërbimi ishte i hapur, pasi gjatë natës pala greke vendosi të mos punojë.

Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë, shteti Helen paralajmëronte se duke nisur nga data 16 gusht 2020, do të lejohet hyrja në Greqi nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit të Kakavijës për vetem 750 shtetas në ditë të cilët duhet të ishin të pajisur me formularin PLF dhe vërtetim në gjuhën angleze që vërteton se kanë kryer testimin për koronavirusin 72 orë para udhëtimit dhe kanë rezultuar negativ. Më tej akoma, të gjitha ata që hyjnë në Greqi pas datës 16 gusht, do t’i nënshtroheshin regjimit karantinë prej 7 ditësh.

Por ndërsa shqiptarët e ardhur si gjithmonë në gusht pranë familjeve të tyre, nxitojnë të kthehen në vendet e punës, apo të shmangin rregullat e reja duke hyrë në Greqi para datës 16, kryerja e testimeve në kufi, krijon për ta një tjetër vonesë.

Ministria e Jashtme njoftoi sot se është duke negociuar me palën greke për të zgjatur oraret e punës përtej atyre të vendosura, ndërkohë që qytetarë të shumtë vijojnë të presin në radhët kilometrike.

A nuk ishte e mundur për këtë institucion, të drejtuar nga vetë Kryeministri Rama, të merrte masa paraprake dhe të kryente biseda me autoritetet greke më herët?  A nuk ishte më e udhës që telefonatat dhe negociatat të kryheshin para se shqiptarët të grumbulloheshin në orë të tëra pritjeje, pasi kjo situatë dukej qartë e paralajmëruar?

A kishte Shqipëria informacione për shqiptarët e ardhur për pushime, të cilët sërish do të ktheshin pas përmes kufirit tokësor?

A e kishte parashikuar Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme gjithçka po ndodh sot në Kakavijë, apo thjesht nuk patën kohë të mendojnë për ata qindra emigrantë, që ndërsa nuk ngrurrojnë të sjellin para për familjet në Shqipëri, sot janë dyfish më të rrezikuar edhe për shkak të Covid-19.

Dhe ndërsa shqiptarët presin ende, autoritetet tona mjaftohen duke thënë se po marrin masa./Opinion.al

Etiketa: kufiri grekManjola Bregasishqiptaret


Ju sugjerojmë

“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
Bota

Thirrja e Papa Leoni XIV: Diplomacia të “heshtë” armët

22 Qershor, 2025 3:17 pm
“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

22 Qershor, 2025 3:10 pm
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
Bota

Sulmet/‘Pro zgjidhjes diplomatike’, Merz: Irani të fillojë bisedimet me SHBA

22 Qershor, 2025 3:00 pm
“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA
Bota

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA

22 Qershor, 2025 2:35 pm
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Shpërndanin droga të forta në lokalet e natës në Tiranë, një tjetër në pranga

22 Qershor, 2025 2:10 pm
“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët
Bota

“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët

22 Qershor, 2025 1:45 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat

22 Qershor, 2025 1:28 pm
Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

22 Qershor, 2025 1:19 pm
Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran

22 Qershor, 2025 1:05 pm
Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon
Aktualitet

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

22 Qershor, 2025 12:49 pm
Para
Regjistrime fiktive në sistemin TIMS, pezullohet punonjësja e Policisë

Reduktohet radha në Kapshticë, një pjesë e qytetarëve kthehen pas

Liroi Gerd Gjinararin nga burgu i përjetshëm,ILD gjen në shkelje gjyqtarin

Liroi Gerd Gjinararin nga burgu i përjetshëm,ILD gjen në shkelje gjyqtarin

Peru/Bashkëshorti vdiq nga Covid, gruaja e infektuar sjell në jetë fëmijën

Peru/Bashkëshorti vdiq nga Covid, gruaja e infektuar sjell në jetë fëmijën
















TE FUNDIT

Thirrja e Papa Leoni XIV: Diplomacia të “heshtë” armët

“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
22 Qershor, 2025

Pas sulmeve në objektet bërthamore të Iranit, ka reaguar edhe Papa Leoni XIV, ku ka bërë një thirrje të fuqishme...

Lexo më shumë

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi
22 Qershor, 2025

“E Diela Ndryshe” është drejtuar për në fshatin Bllatë e Poshtme  në Dibër, në të cilin dy vite më parë...

Lexo më shumë

Sulmet/‘Pro zgjidhjes diplomatike’, Merz: Irani të fillojë bisedimet me SHBA

Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
22 Qershor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi të dielën Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pa vonesë pas sulmeve ajrore...

Lexo më shumë

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA
22 Qershor, 2025

Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit tha se nuk e di se sa “hapësirë ​​ka mbetur për diplomaci” pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com