Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush i fsheh vrasësit e Santos?

2016/06/27 at 10:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Nga Reldar DEDAJ

Njeriu me dukje të zakonshme, me flokët e rënë, i bardhë si qumështi, ishte një nga makinat që prodhonin valë mendimi e deliri krijues, që me siguri do ta përshkonin tejembanë për vite me radhë këtë tokë me emrin Shqipëri! Por, në këtë kohë, sado i ndërgjegjshëm të ishte për ashtin e vet, as ai e askush tjetër nuk mund të parashikonte përpiktas përmasat e vërteta të tij. Mjaftoi të ikë njëherë e përgjithmonë nga ne, për ta kuptuar vërtetë, se kush ishte Artan Santo.

Ai si një bankier i veçantë në llojin e vet, i vetëm duhej të kthehej në dhomën e punës, me fantazmat që bartte me vete. Tragjedia ishte atje, nën këmbët e tij, me themele ende të hapura, me shtendosjen e papërfunduar e me skelat dhe pluhurin e ndërtimit.

Sot u mbushën plot dy vjet nga vrasja e tij në mes të zonës së ish-Bllokut. Tan Santos i ra në pjesë një nga fatet e hidhura që rrallë i bie ndonjë njeriu: të fillojë tragjedinë, fatkeqësisht jo si viktimë, pasi kjo gjëmë për të ishte shumë pak, por si kumt për të gjithë të tjerët. Natyrisht, një vrasje e kësillojshme, me të gjitha përmasat e tragjedisë, koha nuk mund ta mbulojë me pluhur. E për më tepër dora e njeriut.

Ndoshta do të vijë një kohë, kur ne do të na pëlqejë të përsërisim, se Santo vrau veten. Në të vërtetë, në një pamje të parë, vetëvrasja i shkon shumë për shtat njerëzve të tillë.

Megjithatë e vërteta nuk është kjo. Ajo ka kohën e saj, por edhe përmasën e dhimbjes në të njëjtën kohë. Policia ka arritur të kapë të arratisurit nga burgu i Drenovës, vrasësin e çiftit nga Çekia, bandën e tritolit që vepronte natën ose nëpër male dhe këta që kryen një vrasje në mes të ditës në qendër të Tiranës nuk kapën dot.

Mirëpo, edhe po të duash të mbash të fshehur një ngjarje të tillë, në njëfarë mënyre, pas dy vjetësh të plota, duam apo s’duam, i takon të rilindësh tragjedinë. Dhe tragjedia është ende në kantier, ajo është arkitekt, murator dhe një e aksidentuar e mundshme e saj. Sepse pas saj, qëndron i fshehur dyshimi. Dyshimi se kush fshihet pas kësaj vrasje, dyshimi se mos është Ai, dyshimi se nëse zbulohet, çfarë do ndodhi më pas, etj.

Shumë aludime, shumë pista shumë imazhe madje dhe të vrasësve që pas krimit të çmendur bridhnin me motor lirisht në Tiranë vetëm me një skafandër në kokë dhe armë në brez. Ende ka shumë dyshime, por asnjë autor. Një dosje që vërtitet sa në polici dhe në prokurori, por që pas kafazit të hekurt nuk gjendet askush, që do t’i hidhte sado pak drite mbi atë që cilësohet një nder vrasjet më të rënda në këto dekada tranzicioni.

Erdhi një kohë, sa herë e vrasim mendjen se çfarë ndodhi me këtë tragjedi, sa dorë ka politika në vrasjen e tij, dhe në mos kjo, sa dorë ka ajo në mbajtjen fshehur të vrasësit dhe arsyes së eleminimit fizik të Santos. Bashkë me të, erdhi dhe një kohë tjetër, ku mendimi shkon te ndërprerja e jetës njerëzore, ky shqetësim i parë i njeriut, ai që ka nxitur mendimin e tij të dëshpëruar, vetvetiu, krejt natyrshëm, njeriu pyet: ku i ka miqtë pas dy vjetësh Artan Santo?  Ata nuk janë, nuk janë askund, bashkë me ta edhe e vërteta. Asnjëra dhe as tjetra nuk duken. Hëpërhë.

Kjo është çarja, porta nëpërmjet së cilës do kalojnë shumë persona, për qiell ose për ferr. Ndërkaq, ndërsa zbrazet, ndërsa errësohet, ndërsa shmangen, mafia ka shans të pasurohet e të bëhet më e rëndë pikërisht për shkak të mungesës së tyre. Artan Santo iku, e morën pas fantazmat që ai mbartte me vete, i vetëm, pa mbrojtje, asaj here, ndoshta në lojën e fundit të shahut, e zurën “shah mat”.

Sepse, në fund të fundit, sic thotë C Miloszi; një dru, me rrënjët e futura nën tokë, si në pus, me trungun e ndërmjetëm dhe me kurorën shpërthyese, një dru, pra, me synimin e vet nga nëntoka drejt qiellit, e ka shkruar më parë se Danteja “Komedinë Hyjnore”.

Ju sugjerojmë

Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV
Aktualitet

Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV

18 Maj, 2025 1:26 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë

18 Maj, 2025 1:12 pm
Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë
Aktualitet

Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

18 Maj, 2025 1:00 pm
Armë, antiplumb e targa false në banesë/ Arrestohet 32-vjeçari nga Saranda në Greqi
Rajoni

Armë, antiplumb e targa false në banesë/ Arrestohet 32-vjeçari nga Saranda në Greqi

18 Maj, 2025 12:51 pm
Moska vazhdon sulmet, para bisedimeve potenciale të Trumpit me Putinin dhe Zelenskyn
Bota

Moska vazhdon sulmet, para bisedimeve potenciale të Trumpit me Putinin dhe Zelenskyn

18 Maj, 2025 12:19 pm
Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë
Aktualitet

Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë

18 Maj, 2025 11:42 am
Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë
Aktualitet

Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë

18 Maj, 2025 11:30 am
Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë
Rajoni

Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë

18 Maj, 2025 11:22 am
Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën
Aktualitet

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën

18 Maj, 2025 11:10 am
Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës

18 Maj, 2025 10:51 am
Para
BREXIT 2/”Peshkatarët” e Islandës nxjerrin nga Europiani “luanët” anglezë

BREXIT 2/"Peshkatarët" e Islandës nxjerrin nga Europiani "luanët" anglezë

Video/ Flaka Krelani: Kam realizuar videoklipe shumë modeste

Video/ Flaka Krelani: Kam realizuar videoklipe shumë modeste

Parashikimi i Baba Vanga për Europën po bëhet realitet?

Parashikimi i Baba Vanga për Europën po bëhet realitet?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV

Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV
18 Maj, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV në Selinë...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë

Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë
18 Maj, 2025

Në Parkun Olimpik në Tiranë vijon numërimi i votave të ardhura nga diaspora. “Duhet thënë që procesi i numërimit mund...

Lexo më shumë

Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë
18 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht se marrëveshja për njohjen reciproke të viteve të punës dhe përfitimin e pensioneve midis...

Lexo më shumë

Armë, antiplumb e targa false në banesë/ Arrestohet 32-vjeçari nga Saranda në Greqi

Armë, antiplumb e targa false në banesë/ Arrestohet 32-vjeçari nga Saranda në Greqi
18 Maj, 2025

Një 32-vjeçar nga Saranda, është arrestuar pas një operacioni të policisë greke në Thrakomakedones të Athinës. Pasi u bë i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com