Quhet Keidi Bare, ka lindur në Fier, është vetëm 18 vjeç dhe cilësohet si një nga talentet e së ardhmes në futboll. Diego Simeone e ka thirrur të stërvitet me ekipin e parë të Atletiko Madrid, ndërkohë që aktualisht luan për ekipin e të rinjve të Atletikos, ku edhe shënoi golin e pestë në fitoren 7-1 kundër Astanas në Champions League e të rinjve.