TIRANË- Falma Fshazi, drejtoresha e Njësisë së Hulumtimit dhe Komunikimit në Kryeministri ka folur për mënyrën se si përgatiten fjalimet e Kryeministrit në emisionin ‘Wake Up’, TCH, duke zbuluar edhe disa detaje. “Zoti Rama është një shkrimtar fantastik, dhe ka ndodhur shumë herë që të punohet dhe ripunohet një shkrim. Ashtu siç ka ndodhur që të ketë një fjalim, dhe të mos përdoret asnjë fjalë e tij”, u shpreh ajo, duke sqaruar se është një skuadër ku bën pjesë edhe ajo që merret me “speech writing” (shkrimit të fjalimeve) në Kryeministri. Fshazi, tha se në disa raste, fjalimet e Ramës janë shkruar totalisht prej tij. “Fjalimi për armët kimike apo së fundmi fjalimi për lojtarët e Kombëtares. Është totalisht ai autori në këto dy raste”, tha ajo.