Kronikë

Kush është Tauland Gjikaj djali i një ish-polici, që u vra sot në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:18 - 03/03/21 |
Opi Nion

Tauland Gjikaj është 31-vjeçari i cili u vra mesditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Gjikaj ishte duke lëvizur në këmbë, në rrugën’Transballkanike’, kur një makinë me xhama të  zinj ka ndaluar, dhe një person i veshur me të zeza i dyshuar si Andi Jonuzaj i ka drejtuar armën tip kallashnikov dhe e ka qëlluar.

Gjikaj është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë por nuk ka mundur tu mbijetoi plagëve të marra.

Bëhet me dije se 31-vjeçari i vrarë është djalë i një ish-efektivi policie. Tauland Gjikaj i cili kishte gjithashtu edhe mbiemrin Manaj e Beqiri ka rekorde të mëhershme kriminale.

Tauland Beqiraj është arrestuar dy herë nga policia për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit” dhe u la i lirë nga gjyqtarja Herila Çela.

Rasti  i gjyqtares është denoncuar gjithashtu edhe në media teksa ka reaguar dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila ka kërkuar shkarkimin e saj.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje ku të ekzekutuarit i është gjetur një armë tip pistolet në brez, ndërsa me shpejtësi janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën. Forcat ‘Shqiponja’ bënë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar Andi Jonuzaj, teksa është shoqëruar në ambientet e policisë.

Ndërkohë sjellim në kujtesë që në shkurt të vitit 2018 në qytetin e Vlorës ka patur një përplasje mes 2 bandave ku të përfshirë ishin 8 persona dhe 3 prej tyre mbetën të plagosur.

Mes të përfshirëve në këtë përplasje armësh kanë qenë dhe Andi Jonuzi dhe Tauland Gjikaj./Opinion.al

Pas