Tuzi për të parën herë drejtohet nga shqiptarët. Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.
Rezultatet jozyrtare nxjerrin fitues pikërisht Nikë Gjeloshajn, që ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit.
DSP e Milo Gjukanoviçit ka marrë 2490 vota, ose 31 % të totalit, ndërsa Partia boshnjake ka marrë 960 vota, ose rreth 12 % të totalit.
Tuzi bëhet kēshtu komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga një shqiptar, pas komunës së Ulqinit./ Opinion.al