Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është shqiptari në mesin e 100 njerëzve më me influencë në botë

2017/06/16 at 11:38 AM
në -Jetë dhe Stil, Kryesore, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush është shqiptari në mesin e 100 njerëzve më me influencë në botë

Prof. Dr. med Omer Dzemali MD, PhD, Chefarzt Stv./Senior Surgeon, Stadtspital Triemli, Zürich, 28.10.2016, © Dominique Meienberg

23 vjet në Maqedoni, 16 vjet në Gjermani, 7 vjet Zvicër, dhe kur e pyesin se ku është shtëpia e tij, ai përgjigjet: “Klinika, ‘Triemli’, këtu unë shpenzojë shumicën e kohës sime,”. Në fakt, mjeku për kirurgji të zemrës punon shumë, pothuajse çdo ditë ai është në sallë operacioni dhe është një ndër mjekët më të mirë në fushën e tij në Zvicër, shkruan opinion.al


Është shqiptari i parë që ka kryer operacionin e transplantimit të zemrës. Këtë ndërhyrje, për herë të parë e ka bërë në vitin 2008, në Klinikën Universitare të Frankfurtit, Gjermani. Kanë pasuar edhe katër transplantime tjera të suksesshme. Fjala është për dr. Omer Xhemalin, kardiokirurg, doktor i shkencave të mjekësisë dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Frankfurtit. 47 vjeçari me një karrierë të bujshme në mjekësi, është modestia vetë. I qetë, i afërt, komunikues, doktori i zemrës duket shembulli më bindës se madhështia qëndron në thjeshtësi.

Prej afër tri vitesh, dr.Omeri nga Tearca e Tetovës punon në Spitalin “Triemli” të Cyrihut, ku mban pozicionin e zëvendësshefit të repartit të kardiokirurgjisë. Për të, “vendlindja është gjithandej ku flitet shqip”, prandaj shpreh vullnetin e tij të ndihmojë atë duke mbartur përvojat që ka fituar në perëndim. Por ai është i shqetësuar për drejtimin që po merr shëndetësia në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni… “Komercializimi dhe qëllimi për fitim të shpejtë janë shkatërruese për mjekësinë atje”.

Omer Xhemali ka operuar qindra zviceranë në zemër të hapur. Ky shqiptar ecën me hap të shpejt nëpër korridor, operacioni sot ka zgjatur më shumë. Xhemali është kirurg zemre në spitalin Triemli në Zürich dhe zëvendësshef i klinikës. Në zyrën e tij qëndrojnë të varura shqiponja dykrerëshe dhe heroi Skënderbeu, Xhemali është shqiptar krenar. Por gjatë fëmijërisë së tij në ish-Jugosllavi kjo do të ishte e rrezikshme. I lindur në vitin 1970, Xhemali u rrit në një fshat malor shqiptar në Maqedoninë e sotme. Të dy prindërit e tij ishin arsimtarë. “Ata përherë duhej të kishin kujdes të mos thonë diçka të gabuar gjatë mësimit”. Sepse kush dyshohej se përhapte ide proshqiptare, arrestohej, «diferencohej», siç thuhej në Jugosllavinë e Titos. Disa herë babai i tij u mor në pyetje. “Kush ishte shqiptar kishte frikë”.

Prindërit e Omer Xhemalit kishin ide të pazakonshëm moderne: nëna e tij ishte ndër arsimtaret e para dhe ndër të paktat që nuk mbante shami. Dhe mes familjeve shqiptare me shumë fëmijë ata ishin të vetmit që qëllimisht donin të kishin vetëm një fëmijë në familjen e tyre, ide tepër të përparuara për kohën. Djali i tyre do të kishte më shumë shanse. Por Xhemalit iu desh së pari të ikte nga lufta, breshëria e plumbave dhe korrupsioni për të kapur shansin e tij.

Xhemali dëshironte të bëhej mjek, por s’dinte si. “Në të gjitha universitetet në Jugosllavi duhej të kishte ose para ose vitaminë B – unë nuk i kisha asnjërën”, thotë ai. Vetëm Sarajeva konsiderohej si qytet më i hapur, Xhemali u paraqit për provimin pranues dhe bëri zero gabime në Sarajevë – “atëherë ishin të detyruar të më pranonin”.

“Unë do të pi një gotë verë,” thotë ai. Dhe pacientët të cilët reagojnë me acarim, ai pas pak minutash çuditërisht ja u ka fituar besimin në një mënyrë miqësore, çdo pacient ndihet i sigurt dhe i qetë pas një bisede sado të shkurtër me doktorin.

“Studimet ecën mirë, atmosfere ishte e shtendosur, jetohej me serbë, boshnjakë dhe kroatë nën një çati. Por pastaj, më 1992, befas ia filloi. Sikur të kishte rrotulluar dikush shalterin”, thotë Xhemali. Papritmas vetëm urrejtje, vrasje mes fqinjëve dhe miqve, granata, gjithkund snajperistë mbi pullaze.

Universiteti u mbyll, Xhemalit iu deshën dy javë për të shkuar nga banesa e tij në aeroport, duke vrapuar nga shtëpia në shtëpi, fshihej, vraponte – dhe arriti te kap njërin prej avionëve të fundit dhe kështu u largu nga Jugosllavia drejt Sarajevës e më pas në Gjermani.

Meqë atherë s’mund të studionte më askund në Jugosllavi, Xhemali shkoi në Gjermani, ku kishte punuar një sezon verore në një fabrikë. Brenda gjashtë muajve mësoi rrjedhshëm gjermanishten dhe konkurroi për t’u regjistruar në 23 universitete gjermane. Universiteti i Mainzit e pranoi. “Sërish duhej t’ia nisja nga zeroja”, thotë ai. Por së shpejti ra në sy me dijen e tij dhe u bë asistent i profesorit të anatomisë. Ai thotë se në Gjermani gjithçka ishte më lehtë. “Ka rregulla dhe ligje. Dhe çfarë shkruan, vlen”. Diskriminimin ai e njeh nga Jugosllavia, në Gjermani dhe Zvicër nuk e ka ndier veten asnjëherë të trajtuar keq.

Kur Xhemali vajti në Zvicër para 7 vitesh, nuk vajti si emigrant shqiptar, por si kirurg zemre me kualifikim të lartë dhe me pasaportë gjermane. «Me arsimim të mirë e ke më lehtë», shprehet 47-vjeçari.

Xhemali ishte një raritet kur filloi studimet e mjekësisë në Gjermani. Pothuaj nuk kishte studentë shqiptarë. Sot janë mijëra në universitetet zvicerane. “Ne shqiptarët nuk ja vlen të ankohemi. Duhet të luftojmë që të bien në sy pozitivisht”, thotë më tej doktori.

Pavarësisht origjinës Xhemali është një nga njërëzit më të besueshëm në  Zvicër. Ai kupton probleme dialekte. Me gruan e tij dhe dy fëmijët, ai jeton në fshat në Aargau.

Omer Xhemali është një nga njërëzit që ka patur ndikim të madh në shoqërinë njërëzore me punënë e tij, ai është një shqiptarë mes ‘kokave’ më me influencë në botë. / OPNION.AL

Etiketa: 100 n jerzit me influencedoktoriomer xhemalishqiptari


Ju sugjerojmë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Para
Vlorë, goditet sasi e konsiderueshme kanabisi, arrestohet 71 vjeçari

Vlorë, goditet sasi e konsiderueshme kanabisi, arrestohet 71 vjeçari

Dëshmia rrënqethëse nga Londra/ Nëna hodhi fëmijën nga kati i 10 për t’i shpëtuar flakëve

Prekëse/ Vdesin të përqafuar, telefonuan prindërit dhe më pas u mbuluan nga zjarri

Mbroni jetën e fëmijëve nga loja vdekjeprurëse “Balena blu’; ja si kërcënohen fëmijët tuaj

“Balena Blu”, çfarë po ndodh në Shqipëri? Rritet në nivele të frikshme kurioziteti për lojën vrasëse
















TE FUNDIT

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com