Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është shkencëtarja shqiptare që mori çmimin për kuren e kancerit?

2017/10/14 at 6:55 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush është shkencëtarja shqiptare që mori çmimin për kuren e kancerit?

Ajo nuk di të mburret asnjëherë për titujt që ka, madje është modeste. Mirënjohëse ndaj jetës akademike, profesorëve që e kanë mbështetur, dhe mbi të gjitha familjes, Erina Vlashi, lë të kuptohet se titujt dhe gjithë çka arritur janë mbi të gjitha një detyrim moral ndaj shoqërisë dhe botës ku jetojmë. Edhe pse gjendet në valën e disa projekteve shkencore në fushën e kurimit të kancerit, ajo vlerëson tejmase interesin që lexuesit kanë treguar për të, ndërsa i përgjigjet dhe ftesës për t’ia marrë këto emocione për ndjekësit e revistës “Psikologjia”.


Erina Vlashi është një ndër ato të reja shqiptare që shkoi në Amerikë për të vazhduar studimet. Pas arritjeve të shkëlqyera, ajo sot është Asistente Profesore në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, një nga më prestigjiozët në SHBA për kërkimet shkencore për shërimin e kancerit.

Këtë vit Erina u nderua me çmimin prestigjioz nga Shoqata Amerikane e Radioterapisë Onkologjike (ASTRO) për kërkime shkencore në kurimin e kancerit. Me një Jetëshkrim të pasur në karrierën e saj profesionale, Erina Vlashi rrëfen angazhimet reale të saj, ambiciet dhe sfidat për të cilat ka sakrifikuar kohë pa fund, mallin që ka për vendlindjen dhe fatin që ka një familje që e mbështet pa fund.

INTERVISTA

Si e pritët këtë vlerësim?

Sigurisht u lumturova, dhe jo vetëm për faktin që ky ishte një vlerësim për punën time shkencore, por edhe për fondet që i bashkëngjiten.

Sa kohë kishit që investonit në këtë drejtim?

Projekti për të cilin mora këtë çmim, është vetëm një ndër disa projekte shkencore që janë në vazhdimësi, por për projektin në fjalë kam investuar 2-3 vjet kërkime në laborator.

Sa mund, vullnet dhe optimizëm kërkojnë ndërmarrje të tilla shkencore?

Tepër mund, vullnet dhe veçanërisht optimizëm. Shkenca ka bërë hapa gjigante po të shohim vetëm sukseset, por ato që nuk vihen re në kërkimet shkencore janë “dështimet” që janë të shumëfishtë në krahasim me sukseset dhe që mund të tejkalohen vetëm me optimizëm.

Çfarë keni sakrifikuar për këtë rast?

Nuk do ta quaja sakrificë, sepse për mua nuk ka ndonjë gjë tjetër që unë do preferoja të bëja përveç shkencës kërkimore. Por një fushë e tillë e kërkimeve shkencore bazuar në eksperimente biologjike kërkon vetvetiu angazhim të vazhdueshëm, orë të gjata e të vona e javë pa fundjava.

Çfarë ju ngacmoi për një temë të tillë?

Tema e këtij projekti ka të bëjë me metabolizmin e kancerit dhe se si metabolizmi i qelizave të kancerit mund të ndikojë te efikasiteti i radioterapisë, e cila përdoret për trajtimin e më shumë se 75% të llojeve të tumoreve. Është një temë që më ka pëlqyer prej kohesh, por vetëm këto vitet e fundit m’u krijuan mundësitë për t’u thelluar më shumë në këtë fushë dhe për të propozuar një tezë te “Shoqata Amerikane e Radioterapisë Onkologjike”, e cila rezultoi me këtë çmim.

Kush jua besoi tezën e ju dha shtysë për ta çuar para?

Një nga profesorët në departamentin ku unë jam pjesë, i cili më ka mbështetur që në fillimet e karrierës time dhe vazhdon të jetë një nga kolegët dhe bashkëpunëtorët kryesorë për të gjitha projektet shkencore me të cilat unë jam e angazhuar.

Cilat ishin përfitimet e këtyre kërkimeve, ku i gjetët rezultat?

Këto kërkime janë në vazhdim dhe fondet që i janë bashkangjitur çmimit (bazuar në rezultate paraprake) do të vihen në përdorim për të vërtetuar tezën e propozuar. Ne shpresojmë që hipoteza të vërtetohet, d.m.th që ndryshime specifike që ndodhin në qelizat e kancerit gjatë trajtimit me radioterapi, të mund të rezultojnë në rezistencë kundër terapisë. Duke identifikuar mekanizmin se si ndodhin këto ndryshime, qëllimi është që të gjejmë dhe një mënyrë se si t’i parandalojmë këto ndryshime dhe të rrisim efikasitetin e radioterapisë kundër kancerit. Ky projekt specifik ka të bëjë me kancerin e gjirit, por mendoj që një mekanizëm i ngjashëm luan rol dhe në tumore të llojeve të ndryshme, dhe shpresojmë që të dhënat që të rezultojnë nga ky projekt specifik, të kenë aplikime më të gjera.

Natyrisht që kërkimet tuaja janë një program i rëndësishëm për mjekësinë, mendoni se kontributi juaj mund t’i shërbejë dhe vendlindjes tuaj në të ardhmen?

Për këtë vetëm mund të shpresoj.

Jua përkëdhel sedrën fjala “krenari” teksa shqiptarët nëpër botë e kanë theksuar pas publikimit të lajmit për ju?

Komentet e shumta, të ngrohta e të sinqerta nga shqiptarë kudo, kanë qenë një surprizë dhe më kanë mallëngjyer. Fjala “krenari” më përul dhe është një fjalë që shpresoj ta meritoj me kalimin e kohës, pas edhe shumë viteve që shpresoj të kem në këtë fushë shkencore. Tani për tani janë vetëm fillimet e një pune të gjatë.

Çfarë është për Erinën mjekësia dhe ku synon t’i përparojë hapat e saj?

Për mua ka një ndryshim thelbësor midis mjekësisë dhe shkencave ekzakte. Megjithëse me avancimin e teknologjisë, mjekësia po bëhet gjithmonë e më shumë ekzakte në praktikë, një mjek i mirë që trajton e kuron pacientë bazohet në radhë të parë tek eksperienca e intuita, sigurisht duke marrë në konsideratë edhe testet laboratorike. Nga ana tjetër, kërkimet shkencore kanë për qëllim të zbulojnë mekanizmat ekzakte biologjike të një sëmundjeje, me synimin që këto zbulime të mund t’i vlejnë mjekësisë për t’i ofruar pacientëve (në këtë rast pacientëve me kancer) trajtime që reflektojnë sa me saktë natyrën e vërtetë të sëmundjes. Vetëm me këtë mënyrë një terapi do rezultonte në shërim. Dhe unë pikërisht në këtë të fundit shpresoj të bëj hapa përpara.

Cila është jeta juaj dhe a ju merr malli për vendlindjen?

Në Shqipëri vijmë pothuajse çdo vit për të shuar sadopak mallin. Jeta ime në Amerikë është familja dhe shkenca. Jam me shumë fat që më është dhënë mundësia të vazhdoj pasionin tim në një nga institucionet akademike më të mira në Amerikë (Universiteti i Kalifornias në Los Anxhelos), por suksese në këtë fushë nuk do kishin qenë të mundur pa mbështetjen e vazhdueshme familjare, qoftë dhe nga djali im 7-vjeçar, i cili kënaqet kur unë i tregoj për eksperimentet që kam bërë në laborator, dhe që më bën pyetje që unë nganjëherë nuk di t’i përgjigjem./Marrë nga revista Psikologjia

Etiketa: kura kanceri shqiptare


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit
Life Style

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

8 Maj, 2025 4:51 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit
Life Style

VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit

5 Maj, 2025 9:39 pm
Para
Bosnje-Hercegovina kërkon Guinness: Përgatit byrekun gjigand 650kg

Bosnje-Hercegovina kërkon Guinness: Përgatit byrekun gjigand 650kg

Gordon Ramsey rrëfen eksperiencën më të çuditshme me klientët: Më kërkuan kokainë sipër ëmbëlsirës

Gordon Ramsey rrëfen eksperiencën më të çuditshme me klientët: Më kërkuan kokainë sipër ëmbëlsirës

Facebook di sekretet tuaja më të errëta

Facebook di sekretet tuaja më të errëta
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com