Një natë pas intervistës së Ben Blushit në “Opinion” për largimin nga PS (ose Rilindja siç e quan ai) ka reaguar Kryeministri Rama. Ai ka zgjedhur një video propagandë, ku ka përdorur edhe këngëtarin e njohur Sherif Merdani për ti treguar Ben Blushit se kush është kuptimi i fjalës Rilindje.
“Ja kush është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kuptimi i fjalës Rilindje, në dëshmitë e gjalla të atyre që u morën zvarrë, deri tre vjet më parë, pasi i shpëtuan ferrit të diktaturës…”, shkruan Rama në facebook.
Në videon më poshtë janë disa dëshmitë të ish-të përndjekurve që morën këstin e dëmshpërblimit në qeverinë Rama.