Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Qasem Soleimani, gjenerali iranian që u vra me urdhër të Trump

2020/01/03 at 12:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Qasem Soleimani, gjenerali iranian që u vra me urdhër të Trump

Gjenerali, Qasem Soleimani, kreu i Quds, një njësi elitë e Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë nga forcat amerikane në Irak me vendim të presidentit Trump.

Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte sapo Soleimani kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria, kur katër predha me precizion të lartë goditën dy makina, brenda së cilave ndodheshin ai dhe eskorta e tij. “BBC” shkruan se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza.

Por kush është Gjenerali, Qasem Soleimani?

Soleimani konsiderohet në Iran si personi i dytë më i  fuqishëm, pas liderit suprem, Khamenei dhe cilësohet si figurë historike kombëtare. Gjenerali 62-vjeçar, ka udhëhequr nga viti 1998, forcat elite të Gardës Revolucionare të Iranit, të cilat kryjnë operacione sekrete jashtë vendit.

Sipas “CNN”, Soleimani e filloi karrierën e tij ushtarake në vijë të parë në luftën Iran-Irak gjatë fillimit të viteve 1980. I njohur si “komandanti në hije” i Iranit, ai ishte ideatori i operacioneve ushtarake iraniane në Irak dhe Siri.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur komandatin dhe forcat e tij si terroristë në muajin prill të vitit të kaluar dhe i kanë konsideruar përgjegjës për vdekjet e qindra amerikanëve.

SHBA ka thënë se këto forca janë mekanizmi primar i Iranit për të mbështetur grupet që Amerika i konsideron terroriste në Lindje të Mesme, duke përfshirë lëvizjen Hezbollah në Liban dhe Xhihadin Islamik Palestinez. Sipas SHBA-së forcat Quds kanë financur, trajnuar dhe ofruar vazhdimisht armë për këto grupe.

Sipas administratës së Trump, që nga themelimi i saj në vitin 1979, këto forca kanë luajtur një rol aktiv në masat shtypëse kundër gjithë protestave e kryengritjeve që kanë ndodhur gjatë 40 viteve të shkuara, si dhe në zgjerimin e ndikimit në Lindjen e Mesme përmes grupeve terroriste.

Nga ana e tyre, Irani e kanë quajtur sulmin ajror një akt “terrorizmi ndërkombëtar”. Lideri suprem i vendit, Ajatollahu Ali Khamenei, shpalli tri ditë zie kombëtare dhe u betua se “do të hakmerret ashpër ndaj kriminelëve që vranë Soleimanin”./Opinion.al

Etiketa: irakIranqasem soleiman

Ju sugjerojmë

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
Bota

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

30 Korrik, 2025 7:16 pm
OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik
Bota

OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik

30 Korrik, 2025 7:05 pm
Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë
Bota

Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë

30 Korrik, 2025 6:47 pm
“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
Aktualitet

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave

30 Korrik, 2025 6:17 pm
Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?
Bota

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

30 Korrik, 2025 5:59 pm
Para
Vinçi zë poshtë punëtorin në Korçë, ndërron jetë 35-vjeçari

Vinçi zë poshtë punëtorin në Korçë, ndërron jetë 35-vjeçari

Iraku: Me vrasjen e Soleimanit u ndez fitili i luftës shkatërruese

Iraku: Me vrasjen e Soleimanit u ndez fitili i luftës shkatërruese

Qiproja, Greqia dhe Izraeli firmosin marrëveshjen për gazin natyror

Qiproja, Greqia dhe Izraeli firmosin marrëveshjen për gazin natyror

TE FUNDIT

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
30 Korrik, 2025

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni...

Lexo më shumë

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
30 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ditën e sotme, që mandati i vetëm që fitoi Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
30 Korrik, 2025

Kodi i ri Penal i propozuar nga Ministria e Drejtësisë po ngjall debate të forta në radhët e juristëve dhe...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
30 Korrik, 2025

Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com