Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Presidenti i ri i Gjermanisë

2017/02/12 at 7:25 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kush është Presidenti i ri i Gjermanisë

Nga Enver Robeli-


Në fjalimin e tij të parë si president i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier premtoi se roli i tij në të ardhmen do të jetë ai i një politikani që angazhohet kundër frikës. Pas zgjedhjes së Donald Trumpit president i SHBA-ve dhe përballë rrezikut të triumfit të forcave populliste në Francë, Holandë dhe Itali Steinmeier synon të jetë jo vetëm president i gjermanëve, por edhe një figurë shpresëdhënëse për shumë europianë, të cilët e çmojnë paqen, mirëqenien, lirinë e lëvizjes dhe shkëmbimin e ideve në Europën e bashkuar.

Steinmeier tha se në këto kohëra të stuhishme e shihte Gjermaninë si spirancë të shpresës: «Nëse tjetërkund lëkundet themeli, ne edhe më shumë duhet të mbrojmë këtë themel».

Steinmeier u zgjodh president në raundin e parë – me 931 vota prej 1239 votave të vlefshme. Në Gjermani presidenti zgjidhet nga Asamblea Federale, e cila përbëhet nga anëtarët e parlamentit (Bundestag) dhe nga të deleguarit e landeve (krahinave).

Kush është presidenti i ri gjerman?

Ai filloi të merret aktivisht me politikë para 26 vitesh – si ndihmësreferent për politika mediale në zyrën e kryeministrit të landit Niedersachsen. Kryeministër ishte njëfarë Gerhard Schröderi, i cili edhe sot lavdërohet se e ka zbuluar «Frankun», siç e quan. Jurist me profesion, fëmijë i një familjeje punëtoresh – babai ishte zdrukthëtar, gjyshi pjekës tullash me të cilat ishte ndërtuar Berlini – Frank-Walter Steinmeier është shembull i përkushtimit gjerman për punë, për shërbim, angazhim, devotshmëri. «Hajt Frank, bëje ti» – kjo ishte njëra ndër fjalitë që Schröder si kryeministër i landit Niedersachsen dhe më vonë si kancelar e kishte përmendur shumë shpesh.

Steinmeier ishte ai që zhvillonte negociata me partnerët politikë dhe me opozitën, ai që me qasje diskrete arrinte marrëveshje politike, ai që nga prapavija, në heshtje, ia rrafshonte rrugën shefit. Revista «Der Spiegel» shkruan se Steinmeier është mjeshtër për të luajtur rolin e xhaxhait dashamirës, i cili kurrë nuk i harron rrënjët.

Nuk ka punë politike që s’e ka kryer Steinmeier. Ai ka qenë ministër i Jashtëm, kandidat për kancelar, shef i kabinetit të kancelarit, zëvendëskancelar, shef u grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SPD). «Gjithanshëm i përdorshëm» – kështu e quan «Der Spiegel» – dhe ky nuk është vetëm kompliment. Ka gazetarë gjermanë që Frank-Walter Steinmeierin e quajnë politikan monoton, sepse gjatë karrierës së tij politike nuk i ka përdorur shumë bërrylat për të depërtuar në rendin e parë të politikanëve. Ai më shumë ka
vepruar në heshtje, nga prapavija. Si ministër i Jashtëm ai e ka përsosur rolin e politikanit që ꕈet e ꕈet dhe prapë nuk thotë asnjë fjali për të cilën mund të sulmohet. Vetëm njëherë, vitin e kaluar, Steinmeier e humbi pak kontrollin.

Duke parë fushatën agresive elektorale të Donald Trumpit në SHBA ai e përshkroi biznesmenin amerikan me origjinë gjermane me fjalë drastike: «Predikues i urrejtjes». Ka publicistë gjermanë që e kritikojnë Steinmeierin për shkak se kurrë nuk ka gjetur fjalë të tilla të rënda për Vladimir Putinin. Madje ka kritikuar NATO-n se po vringëllon shpatat dhe po i bie daulleve të luftës, duke dërguar ushtarë dhe armë në Europën lindore. Politikanët rusë e patën pritur mirë këtë deklaratë të tij, ndërsa sot, pas zgjedhjes së tij në postin e presidentit,
Putini e përgëzoi dhe e ftoi të vizitojë Rusinë në çdo çast.
Steinmeier është vazhdues i politikës së afrimit me Rusinë përmes dialogut – një politikë e filluar në vitet ’70 nga korifenjtë e socialdemokracisë gjermane si Willy Brandt dhe Egon Bahr. Që nga viti 2008 Steinmeier viziton çdo vit qytetin e Jekaterinburgut. Para studentëve ai prezanton konceptin e tij të partneritetit për modernizim: Rusia eksporton naftë dhe gaz, Gjermania makina moderne dhe pajisje.

Kështu synohet të zhvillohet Rusia dhe të shndërrohet në shtet të sundimit të ligjit dhe në demokraci. Parimisht me këtë qasje pajtohet edhe kancelarja Angela Merkel, por ajo është më kritike ndaj politikave agresive ruse kundër fqinjëve, sidomos kundër
Ukrainës. Politikanët në Kiev kanë një mendim të qartë sa i përket homologëve të tyre në Berlin: Merkel është e mirë, Steinmeier tepër mirëkuptues ndaj Rusisë.

Konikti shpërtheu këto ditë, kur ambasadori gjerman në Kiev Ernst Reichel, i cili dikur ka qenë ambasador në Prishtinë dhe tepër i zellshëm në mbylljen e syve para krimit e korrupsionit të qeverive të prira nga PDK, tha se zgjedhjet në Ukrainën lindore mund të mbahen edhe nën praninë e trupave ruse. Reichel u ftua në ministrinë e Jashtme në Kiev dhe
një deputet ngjyrosi para ambasadës gjermane me shkronja të kuqe fjalën «Nein» (Jo).

Si diplomat Steinmeier ka qenë i vetëdijshëm se «Amerika është e pashmangshme. Rusia e patundshme». Këtë fjali e ka thënë Egon Bahr dhe Steinmeier vazhdon t’i përmbahet asaj, por presidenti i ri gjerman nuk do të shkonte aq larg, saqë ta arsyetonte pushtimin e Krimesë nga Rusia siç kishte vepruar ish-kancelari Gerhard Schröder.

Ai pati thënë se edhe Perëndimi e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me rastin e intervenimit në Kosovë – një krahasim tejet i pavend, sepse të dy koniktet kanë histori krejtësisht të ndryshëm. Por nga Schröderi nuk mund të pritet sinqeritet në analizat politike.

Për një honorar të majmë ai punon për Gazpromin rus, ndërsa nuk përton të vijë në Beograd, të dalë në televizion me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq dhe ta lavdërojë atë aq përulësisht, saqë Vuçiqi duket si nip politik i Willy Brandit dhe jo i Vojislav Sheshelit.

Presidenti gjerman nuk ka shumë kompetenca. Fuqia e tij bazohet në aftësitë e tij retorike. Fjala e tij mund të ketë peshë kur është i aftë të komunikojë me popullin dhe të prezantojë Gjermaninë në botën e jashtme. Steinmeier tani duhet të matet me presidentë aq mendjemprehtë si Joachim Gauck apo Richard von Weizsäcker.

Sa i përket Kosovës: Steinmeier është politikani mbase më i informuar mbi historinë e koniktit. Kur në vitin 1998 konservatorët e Helmut Kohlit humbën zgjedhjet dhe në pushtet erdhën socialdemokratët e Schröderit dhe të Gjelbrit e Joschka Fischerit, Steinmeier ishte ulur pranë tavolinës ku u mor vendimi që Gjermania të jetë pjesë e koalicionit të NATO-s për ndërprerjen e fushatës vrastare serbe në Kosovë.

Më 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, Steinmeier, tashmë ministër i Jashtëm, njoftoi se Berlini e njeh shtetin e ri
në Ballkan. Në vitet në vijim Gjermania ka qenë mbështetëse e integrimit të Kosovës në BE, por shpesh më shumë me fjalë se sa me vepra konkrete. Dhe veprat konkrete do të ishin pozicionimi i qartë kundër një klase primitive politike, e cila zhvatjen dhe manipulimin e ka ngritur në standard të punës.

Në mungesë të alternativave serioze politike në Kosovë edhe gjermanët janë aranzhuar disi me këtë pushtet – duke i dërguar një mesazh të qartë popullit të Kosovës: «Ju jeni ata që vendosni kush do të sundojë vendin dhe jetët tuaja. Ditën e mirë».

Ish-kancelari Gerhard Schröder, i cili ka folur për «Süddeutsche Zeitung» mbi ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, nuk ka qenë në gjendje të tregojë një anekdotë të vetme për Steinmeierin. Ai duket të jetë një politikan pa skandale, pa anekdota, pa afera. Në mediat e bulevardit Steinmeier hyri në vitin 2010 kur gruas së tij Elke Büdenbender ia dhuroi një veshkë.

Schröder, i cili e kishte vizituar Steinmeierin në qendrën e rehabilitimit, tregon se asnjë fjalë nuk e kishin harxhuar për veshkën, kishin folur vetëm për politikë. Elke Büdenbender është gjykatëse në Berlin. Kur burri i saj ishte shef i diplomacisë gjermane, ajo nuk i trajtonte lëndët që kishin të bënin me çështje të vizave – sepse kjo do të ishte konikt interesi. Tani që Steinmeier është president, ajo ka vendosur të marrë pushim pa pagesë, që të mos ketë asnjë problem në lidhje me paanësinë në punë.

Presidenti i ri do të banojë në një vilë të shtetit, por qiranë duhet ta paguajë vetë. I pari i shtetit gjerman ka dy seli: Pallatin Bellevue në Berlin dhe Vilën Hammerschmidt në Bonn. Nuk janë rezidenca të mëdha dhe prestigjioze si, për shembull, pallati i Rexhep Taip Erdoganit në Ankara.

Në Bonn presidenti mund të banojë, në Berlin jo. I fundit që ka banuar në Pallatin Bellevue ka qenë presidenti Roman Herzog, i cili vdiq para pak ditësh. Pasardhësit të tij Johannes Rau ai, sipas «Süddeutsche Zeitung», i kishte pëshpëritur në vesh: «Mos gaboni të banoni në Pallatin Bellevue. Nganjëherë keni ngrohje, nganjëherë ujë, por ujëra të zeza keni përherë». /Dialogplus.ch

Etiketa: gjermaniPresidentSteinmeier


Ju sugjerojmë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Aktualitet

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

11 Dhjetor, 2025 10:52 pm
“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik
-U tha në Opinion

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

11 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore
-U tha në Opinion

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore

11 Dhjetor, 2025 10:07 pm
Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin
-U tha në Opinion

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin

11 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Rrëzimi i sistemit komunist, Berisha: Nuk kisha planifikuar të hyja në politikë
-U tha në Opinion

Rrëzimi i sistemit komunist, Berisha: Nuk kisha planifikuar të hyja në politikë

11 Dhjetor, 2025 9:46 pm
Punoi si mjek në Peshkopi, Berisha: Hasa sëmundjen e pelagrës!
-U tha në Opinion

Punoi si mjek në Peshkopi, Berisha: Hasa sëmundjen e pelagrës!

11 Dhjetor, 2025 9:42 pm
Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej
-U tha në Opinion

Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej

11 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë
Kronikë

Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë

11 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Klodian Braho në krye të SPAK, Begaj: Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmëri

11 Dhjetor, 2025 7:34 pm
Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
Bota

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

11 Dhjetor, 2025 6:14 pm
Para
Blushi: Serbia nuk do Ramushin, po i bën presion Kosovës

"Rama, si spikerat e e komunizmit, çdo të diel kinezçe në Radio Tirana"

Del lumi në Gjirokastër, merr para një ambulancë me 4 persona

Aksident me vdekje në autostradë, makina e shtyp dhe largohet

Noizy, plotë fjalë pozitive për Encën

Ndahen Noizy me Encen? Statusi i reperit për mosmirënjohesen...
















TE FUNDIT

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
11 Dhjetor, 2025

Me 85 vota pro, Endrit Shabani u zgjodh Avokat i Popullit. Votimi në Parlament u krye mbrëmjen e së enjtes....

Lexo më shumë

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik
11 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rrëfyer në emisionin “Opinion” momentin e tij më të vështirë gjatë karrierës së tij...

Lexo më shumë

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore
11 Dhjetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha rrëfeu sonte, 11 dhjetor, në “Opinion” ditën para demonstratës së madhe studentore kundër regjimit komunist, më 8...

Lexo më shumë

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin
11 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” takimin e parë me heroin e demokracisë Azem Hajdarin. Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com