-U tha në Opinion

“Kush është personi që ka aksione në ICTS, u filmua me Riformato”


               Publikuar në : 23:02 - 10/04/19 |
geliano fataj

De fakto është shpallur gjendja e jashtëzakonshme”. Kështu deklaroi Shemsi Prençi në Opinion, për urdhrin e ministres së Mbrojtjes, për të nxjerrë ushtrinë për mbrojtjen e aeroportit.

Sipas tij kjo është bërë në shkelje të Kushtetutës. Ai hodhi akuza të forta dhe për kompaninë ICTS (kompania e sigurisë brenda Rinasit), sipas të cilit aksioner është dhe personi që është filmuar dhe pilotin italian Giorgio Riformato. Prokuroria duhet të ulet e të hetojë tha ai.

Ata e kanë ditur shumë mirë dhe shumën e parave. Hedh dyshime të arsyeshme për ICTS. ITCS është një kompani qipriote. Emrin ka qipriot. Përqindjet më të mëdha i ka Riformato. Personi që është filmuar që shoqëronte Riformaton ka aksionet më të mëdha”, u shpreh Prençi.

Sa i përket përgatitjes së grabitësve, Shemsi Prençi tha: Planifikimi grabitjes kërkon edhe një përgatitje duke filluar nga kamuflazhet e trupit, me qëllim që të mos identifikohen. Gjatë gjithë kohës që kanë vëzhguar dhe janë marrë me përgatitjen, ata që merren me mbikëqyrjen e aeroportit nuk e kanë pikasur. Kanë patur informacion dhe nga bankat, e kanë ditur mirë dhe shumë.

Për kujtesë piloti Giorgio Riformato është ekstraduar drejt Italisë, ndërsa disa vite më parë tentoi të trafikojë drogë nga plazhi i Divjakës me avion drejt shtetit fqinj.

Aeroplani tip “Piper” i Riformatos u rrëzua më 10 maj të vitit 2014 në plazhin e Divjakës dhe në të njëjtën zonë u sekuestruan 460 kg kanabis. Në atë kohë policia arrestoi edhe 6 persona të tjerë./Opinion.al

Pas