Kryeministri Edi Rama është pyetur për portretin që mban në zyrën e tij.
Teksa gjatë gjithë kohës prapa tij ndodhej portreti i Ismail Qemalit, Rama u pyet nga gazetari se kush është personi prapa tij?
Kush është individi pas jush?
“Ismail Qemali. Është gjyshi im, nuk e shikon ngjashmërinë”, tha Rama me humorë.
Më pas ai shpjegoi se Ismail Qemali ishte ai që ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë në 1912.
“Ai është ati themelues i Shqipërisë. Është burri që ngriti flamurin e pavarësisë në këtë qytet, në 1912”, tha Rama./Opinion.al